KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Goditet rrjeti shqiptaro malazez i kokainës
Rajon

Goditet rrjeti shqiptaro malazez i kokainës

Kosova News
Kosova News 08:48 -25/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia shqiptare dhe malazeze goditën të enjten një rrjet të trafikut të kokainës që vinte nga Amerika Latine në portin e Tivarit në Mal të Zi e përzier me pleh kimik dhe përpunohej në Shqipëri.

Sipas burimeve jozyrtare policore 15 arrestime janë kryer në Shqipëri , në Tiranë dhe në Fier ndërkohë që mediat malazeze kanë folur për disa arerstime edhe në Mal të Zi.

Kokaina dyshohet se ishte e fshehur në thasë me pleh artificial që mbërritën në portin e Tivarit në korrik të këtij viti dhe më pas u transportuan për në Shqipëri.

Sipas burimeve policore shqiptare me ndihmën e DEA-s amerikane strukturat ligjzbatuese malazeze dhe shqiptare mbajtën në vëzhgim për tre muaj pritësit e ngarkesës që rezultuan në zonën e Frakullës së Madhe në Fier, në Shqipëri.

Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqiret Muçaj tha në mbrëmje se shtëpia ku u krye operacioni i gjerë policor dhe u sekuestruan rreth 200 thasët që dyshohet se përmbajnë pleh kimik të përzier me kokainë ishte në pronësit të Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull, Fier.

Policia shqiptare nuk ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me emrat e të arrestuarve dhe sasinë e dyshuar të kokainës së sekuestruar.

Një raporti i publikuar pak ditë më parë nga Agjencia e Bashkimit Evropian për drogën (EMCDDA) pohonte se rrjetet mafioze të Ballkanit Perëndimor, po luajnë një rol kryesor në tregtinë e drogës në Bashkimin Evropian.

Sipas raportit , rrjetet ballkanike të drogës kanë interesa të mëdha në vende si Gjermania, Italia, Spanja, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar kur flitet për tregjet e kokainës, heroinës dhe kanabisit.

“Anëtarët e rrjeteve kriminale italiane dhe turke raportohet se i shmangen drejtësisë duke u vendosur në Ballkanin Perëndimor, ndërsa organizatat kriminale ruse mendohet se janë të përfshira në aktivitete të pastrimit të parave përgjatë vijës bregdetare të rajonit”, tha agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA./VOA

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës

Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave të anëtarësimit

Tepiq: Franca ka prova për lidhjet e Vuçiçit me kartelet e drogës

Kosova News 25/11/2022 25/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?