Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se një këmbësore është goditur nga një veturë.
Ajo tha se këmbësorja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Enver Maloku Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, konfrirmoi ajo.