Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në mbrëmjen e të shtunës, nën dyshimin se e ka goditur me thikë një person tjetër.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Gjilan 17.12.2022-22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditur me një armë të ftohtë(thikë) me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, është njoftuar nga Policia.


