KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Glauk Konjufca flet për të arriturat nën udhëheqjen e VV-së dhe shpalos programin
Politikë

Glauk Konjufca flet për të arriturat nën udhëheqjen e VV-së dhe shpalos programin

Kosova News
Kosova News 22:38 -19/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një bisedë në RTK, shpalosi programin e kësaj parti për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 . Konjufca fillimisht foli edhe për rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje,- ndër vite dhe sukseset e qeverisë nën udhëheqjen e kësaj parti dhe ofertat e sajë për të ardhmen për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rritje konstante prej kohës kur ka hyr në garën politike dhe ka shkuar duke u mishëruar me popullin dhe interesat e qytetarëve dhe e ka krijuar hapësirën e saj politike si një subjekt të cilin qytetarët e kanë parë si të nevojshëm për të ardhur në qeverisje të Kosovës.

“Gjatë vitit 2021-2025 është arritur procesi shumë i rëndësishëm i bashkimit të Kosovës. Janë bërë hapa gjigant në bashkimin e Kosovës. Kosova ka qenë e ndarë në mënyrë klasike, së paku 50 institucione të shtetit të Serbisë kanë funksionuar drejtpërdrejt në atë pjesë të territorit të Kosovës(veri)”, tha ai.

Në aspektin ndërkombëtar proces tjetër rëndësishëm, sipas tij, do të numërohet edhe Liberalizimi i vizave për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e zonës Shengen

Viti 2021-25 do të mbahet mend edhe për disa standarde të arritura në të ardhura, të cilat do të jetojnë gjatë, si shtesat për familjet prej fëmijëve, mbështetjes së grave, rritjes së pensioneve, e të tjera.

Ai tha se këto tri arritje të qeverisjes së Vetëvendosjes janë shumë substanciale.

“Disa masa kanë qenë shumë të rëndësishme, që ndoshta duken simbolike, por kur të vendosësh standard ato shkojnë duke u forcuar. Siç janë shtesat për familjet prej fëmijëve, mbështetjes së grave, rritjes së pensioneve, e të tjera”.

Konjufca foli edhe për projektet që do të realizohen në mandatin e Qeverisë së re nëse fiton Lëvizja Vetëvendosje. Premtoi se do të ketë rritje të shtesave që janë, rritje të pensioneve bazike, rritje të të ardhurave të kategorive të dala nga lufta.

Si projekte gjigante, të Lëvizjes Vetëvendosje, Konjufca përmendi edhe investimet në Brezovicë, të cilat do ta ngjallin atë, si dhe sigurimet shëndetësore për qytetarët.

“Çdo vit do të kemi një rritje të buxhetit që në 3 vitet e ardhme ta kaloj 4 për qindëshin”, tha ai

Nga ky buxhet, sipas tij, do të ndahen mjete për kategori të ndryshme. Rritje e buxhetit do të ndihmojë drejtë për drejtë në ndarjen e parasë në popull, ndarje për pleq.

“Do të ketë rritje të buxhetit, ndarje të reja të shtesave të gjitha llojeve pensioneve bazike e kategorive të dala nga lufta”, tha ai

Glauk Konjufca, foli edhe për mos-heqjen e masave, sanksioneve, Kosovës, nga BE-ja. Ai deklaroi se arsyeja është se nuk ka koncenzus nga të gjitha shtet anëtare të BE-së, që masat duhet të hiqen.

Sa i përket marrëdhënies së Kosovës me Serbinë ai deklaroi se Kosova e konsideron Serbinë shtet agresor. Ne ja kemi arrit që në çfarë do marrëveshje të re me Serbinë të mos ketë kurrfarë institucioni që quhet asociacion i komunave serbe.

Gjithashtu lexoni:

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit

Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armëve

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Kosova News 19/01/2025 19/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?