Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), dëshmitari i 24-të (me kodin 4255) ka thënë se disa tituj në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishin qenë për të mbajtur moralin lartë.Kur nga avokati Ben Emmerson tha se a ishin disa prej titujve për të dhënë ide se UÇK-ja ishte më e organizuar sesa ishte në praktikë, dëshmitari ka thënë se ‘‘një ndër detyrat ma kryesore ishte edhe ruajtja e moralit të lartë’’, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Paraprakisht, i pyetur nëse kishte caktuar në zonën e tij shef të artilerisë, të njësisë anti-plumb por përgjegjës për mbrojtje kimike dhe biologjike, dëshmitari tha që ‘‘jo’’ dhe se nuk ka pasur pozita të shumta, përveç zëvendësit të tij, shefi të operativës, komandantë për reagime të shpejta dhe komandantë të togjeveAvokati Emmerson filloi duke lexuar pjesë nga procesverbali i një takimi në Zonën Operative të Dukagjinit, nga i cili ishte zgjedhur Ramush Haradinaj komandat i kësaj zone më 23 qershor 1998.
Në të ishte thënë përshtypja e Haradinaj se Shtabi i Përgjithshëm nuk po jepte urdhra që po kërkonte zona dhe nuk ishte e pranishme, e që dëshmitari tha se edhe në zonën e tyre ata kanë kërkuar të njëjtën gjë, ‘‘unifikim, strukturë’’.Tutje, avokati ka lexuar pjesë nga aktgjykimi i TPNJ-së kundër Haradinaj dhe në të njëjtën kohë duke e pyetur dëshmitarin nëse kanë qenë të njëjtat çështje edhe në zonën e tij sikurse në zonën e Dukagjinit.
Por, përgjigjet e dëshmitarit kanë qenë të shkurta dhe nuk është arritur të dëgjohet nëse i njëjti ka dhënë përgjigje po apo jo.Pyetjet kanë qenë se a pajtohet me konstatimin se të quhet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së si shtab i përgjithshëm në kontekstin ushtarak është çorientuese në vetvete, se gjatë vitit 1998 shtabi i përgjithshëm nuk kishte kontroll efektiv në Kosovë dhe se nuk kishte bashkërendim mes zonave dhe shtabit të përgjithshëm.
Ndërkaq, me përmbajtje të redaktuar kanë qenë përgjigjet për pjesën se mbledhja e grupeve të vogla në fshatra nuk ishte e organizuar në nivel qendror, se rojet e natës nëpër fshatra ishin vullnetarë të pa armatosur dhe nuk kishin uniforma.Më tej, dëshmitari ka sqaruar se në fshatrat e zonës së tij ka pasur granatime të shumta dhe që ata është dashur të organizohen në kushte të vështira ashtu që në njërën anë të mendohet për sigurim të armatimit e në anën tjetër për mbrojtje të popullatës.
Tutje, avokati Emmerson ka paraqitur marrëveshjen për unifikim, pra sipas tij ristrukturimi i dy organizatave komanduese kur Qeveria Bukoshi ishte integruar në strukturën e UÇK-së.Në këtë dokument ishte një listë e personave kur dëshmitari tha se Adem Demaçi duhet të jetë përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bujar Bukoshi, kryeministër i institucioneve të vet-qeverisjes, Halil Bicaj, ministres i mbrojtjes, Bislim Zyrapi, shef i shtabit në atë kohë.
Ai tha se me kapacitetet e tij nuk ka mund të jetë në dijeni se kush ishte propozuar nga ana e qeverisë e kush nga ana e shtabit.Po ashtu, dëshmitari përmendi faktin se Rexhep Selimin e kishte njohur para, gjatë dhe pas luftës, Hashim Thaçin e kishte njohur gjatë dhe pas luftës, kurse Kadri Veselin nuk e kishte njohur asnjëherë deri pas luftës kur kishte marr pozita publike.
Dëshmia e këtij dëshmitari pritet të vazhdojë edhe nesër duke u marr në pyetje nga ekipet mbrojtëse të Selimit dhe Krasniqit.Dëshmitari thotë se pas luftës Thaçi punoi me LDK-në për të mirën e Kosovës
(Përditësuar, ora 13:20)-Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), dëshmitari i 24-të (me kodin 4255) ka pohuar se Thaçi ka punuar pas luftës krah për krah me të dhe pjesëtarë të LDK-së për të mirën e Kosovës.Këtë e tha ai duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës të Thaçit, Gregory Kehoe, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, seanca ka qenë private dhe pyetjet lidhur me veprimtarinë e pas luftës avokati Kehoe i bëri në seancë publike.Dëshmitari vetëm ka pohuar atë që ka thënë avokati Kehoe dhe atë se në vitet 2001-2004 Thaçi si kryetar i PDK-së u bashku me Ibrahim Rugovën – kreu i LDK-së atë kohë dhe u tërhoq, duke lënë Bajram Rexhepin të bëhej kryeministër.
Se Thaçi ishte ai që mbështetin Rugovën të bëhet President dhe se në vitet 2004-2007 ishte opozitë me PDK-në po se u pajtuar të bëhej me ekipin e Rugovës për të bërë negociata për statusin e Kosovës sa ishte gjallë Rugova, e që më pas ky grup është kryesuar nga një udhëheqës tjetër i LDK-së, Fatmir Sejdiu dhe se ka punuar me të ndonëse ishte në opozitë.Tutje, se në vitet 2007-2010 Thaçi ka fituar zgjedhjet parlamentare dhe është bë Kryeministër por se ka ftuar LDK-në për t’iu bashkuar në koalicion për të formuar qeverinë dhe se Fatmir Sejdiu është bërë President i Kosovës.
Në vazhdim u tha se në vitet 2014-2017 fitoi zgjedhjet Thaçi dhe solli LDK-në si pjesë të koalicionit dhe se i dha pozitën e kryeministrit Isa Mustafës, ndërkohë që u bë zëvendës i Mustafës dhe se në vitin 2016, kur u zgjodh Thaçi President, LDK-ja votoi në favor të tij.Si përfundim, dëshmitari pohoi se tërë këtë periudhë Thaçi ka punuar krah për krah me të dhe pjesëtarë të LDK-së për të mirën e Kosovës.
Seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarit nga mbrojtja e Veselit, konkretisht nga avokati Ben Emmerson.Ai i lexoi një pjesë nga deklarata e dhënë e dëshmitarit për ZPS-në dhe atë kur ishte pyetur se në periudhën e 1998-1999 a e ka njohur Kadri Veselin, ishte përgjigjur ‘‘atë se ka njoftë kurrkush’’ dhe se në pyetjen nëse gjatë konfliktit kishte dëgjua ndonjëherë për të, ishte përgjigjur ‘‘jo, asnjëherë’’.
Sipas dëshmitarit, këto përgjigje janë të sakta dhe të vërteta.Kurse, në momentin kur avokati donte të bënte pyetje në bazë të hartës ku përfshihet zona përgjegjëse e dëshmitarit, me rekomandim edhe të prokurorit special James Pace, seanca ka kaluar në sesion privat me qëllim që të mbrohet dëshmitari.
Dëshmitari i radhës i mbrojtur në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve është ish-komandat i UÇK-së dhe ish-anëtar i LDK-së
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka filluar dëshminë dëshmitari i 24-të (me kodin 4255), për të cilin nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) u tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Këtë deklarim, e bëir prokurori James Pace duke lexuar përmbledhjen e deklaratave të pranuara për këtë dëshmitar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në ‘98-‘99-ën W04255, shqiptar i Kosovës ishte anëtar i LDK-së dhe i UÇK-së, ka qenë edhe komandant i UÇK-së për një periudhë të caktuar kohore. W04255 mori pjesë në një takim ku Hashim Thaçi u prezantua si përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm. Në një takim tjetër W04255 ishte i pranishëm ku Hashim Thaçi u prezantua si shefi i pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së që ishin të pranishëm’’, tha prokurori Pace duke lexuar përmbledhjen e dëshmisë së dëshmitarit.Paraprakisht, dëshmitari tha se i kujtohet dëshmia e dhënë para ZPS-së më 10 janar 2020 dhe se sqarimet që ka bërë janë pasqyruar saktë në shënimin që i është lexuar.
Ai tha se sqarimet dhe deklaratat e mëparshme pasqyrojnë të njëjtat përgjigje nëse do të pyetej prapë për të njëjtat çështje.Në këto rrethana, deklaratat e mëparshme, dokumentet shoqëruese dhe shënimi përgatitor janë pranuar nga ana e trupit gjykues.
Seanca ka kaluar në sesion privat me kërkesë të prokurorit Pace, me arsyetimin që të mbrohet dëshmitari.Fillon dëshminë dëshmitari i 24-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në seancën e të martës, ka filluar dëshmia e dëshmitarit të 24-të në këtë çështje (me kodin 4255).Dëshmia e këtij dëshmitari parashihet të zgjasë 3 ditë dhe atë 2 orë pyetje nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 12 orë kundër-pyetje nga ekipet mbrojtëse, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Paraprakisht, mbrojtësi i Thaçit, avokati Luka Misheqit, ka kërkuar të diskutohen dy çështje pas pyetjes së gjykatësit Charles Smith nëse kanë pasur mundësi t’i shikojnë dokumentet dhe se për këtë është kaluar në seancë private.Seanca po vazhdon në sesion publik.
Gjatë muajit prill ka filluar gjykimi derisa në seancën e 3 prillit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësi i viktimave kanë paraqitur deklarimet hyrëse dhe pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.Më 4 prill mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit kanë dhënë fjalën hyrëse derisa më 5 prill mbrojtja e Krasniqit ka dhënë fjalën hyrëse.
Më 11 prill ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë ku dëshmitarja e parë e mbrojtur e Prokurorisë, ka dhënë dëshminë e saj më 11 prill, 12 prill, 13 prill dhe më 17 prill.Më 17 prill ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill, ku ka përfunduar dhënien e dëshmisë edhe dëshmitari i tretë, kurse më 10 maj ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i katërt, dëshmia e të cilit përfundoi më 17 maj.
Tutje, dëshmitari i pestë ka filluar dëshminë më 17 maj dhe e përfundoi më 22 maj, ku filloi dëshminë dëshmitari i gjashtë i cili përfundoi dëshminë më 23 maj, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e shtatë.Kurse, më 12 qershor ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i tetë, i cili përfundoi dëshminë e tij më 14 qershor, ndërkaq me 15 qershor ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit i nëntë.
Më 19 qershor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i dhjetë, në ditën ku ka filluar dëshminë dëshmitari i 11-të i cili e ka përfunduar dëshminë e tij më 20 qershor. E më 10 korrik ka filluar dëshminë dëshmitari i 12-të, i cili ka përfunduar dëshminë më 11 korrik, në seancën ku ka filluar dëshminë Rrustem Mustafa, ish-komandat i zonës operative të Llapit.Mustafa ka vazhduar dhënien e dëshminë së tij në seancën e 12, 13, 14, 17 dhe 18 korrikut.
Ndërsa dëshmitari i 14-të me radhë, Francis Ladwidge, oficeri britanez që shërbeu në Kosovë filloi dëshminë po më 18 korrik dhe e mbaroi më 19 korrik, ku nisi dëshminë dëshmitari i 15-të, i cili e përfundoi më 20 korrik.Kurse, më 14 gusht filloi dhënien e dëshmisë dëshmitari i 16-të, e që e përfundoi më 16 gusht dhe më 17 gusht përfundoi dëshminë dëshmitarja e 17, Dragica Bozhaniq.
E dëshmia e dëshmitarit të 18-të ka filluar më 28 gusht dhe ka mbaruar më 29 gusht, në ditën kur filloi dëshminë dëshmitari i 19-të, i cili përfundoi dëshminë më 30 gusht.Më 4 shtator përfundoi në të njëjtën ditë dëshminë dëshmitari i 20-të, kurse pa masa mbrojtëse, dëshmitari i 21-të, Agim Idrizi filloi të dëshmojë, i cili përfundoi dëshminë më 5 shtator, ku edhe filloi dëshmia e zyrtarit nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch”, të Frederick Abrahams, i cili përfundoi më 11 shtator.
Më 11 shtator ka përfunduar edhe dëshmia e dëshmitarit të 23-të.Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi


