KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi për krime lufte i Dragisha Milenkoviqit, dëshmitari Ramadani: Kokën e kam të çarë nga maltretimet
Siguri

Gjykimi për krime lufte i Dragisha Milenkoviqit, dëshmitari Ramadani: Kokën e kam të çarë nga maltretimet

Kosova News
Kosova News 23:17 -06/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur seanca ndaj Dragisha Milenkoviqit, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Ai u përball me dëshminë e dëshmitarit Agron Ramadani, i cili para Gjykatës dha detaje të arrestimit të tij, burgjet në të cilat ka qenë, e maltretimet që i kishte përjetuar në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit.

Dëshmitari tha se ishte arrestuar  më 11.06.1998 dhe pastaj ishte dërguar në Burgun e Prishtinës në qelinë numër 1. Para hyrjes në këtë qeli ai tha se ishte maltretuar fizikisht për 30 minuta nga i akuzuari dhe dy persona tjerë: Zoran Koliq dhe Bradiq. Dëshmitari për këtë të fundit tha se nuk i kujtohej nëse ishte emër apo mbiemër.

“Pas tre ditësh (pas arrestimit) më kanë dërguar në Burgun e Prishtinës i cili është afër atë kohë me Zyrat e Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Ashtu është thirr atëherë. Pas dërgimit poshtë në qeli numër 1, para derës së qelisë më kanë maltretuar fizikisht për 30 minuta. Ata kanë qenë Dragisha Milenkoviq, Bradiq nga Obiliqi,  dhe Zoran Koliq”,  tha dëshmitari para Gjykatës.

Ai tha se qelia ka qenë përgjysmë me ujë dhe aty ka qëndruar për 10 apo 15 ditë, kurse maltretimet ai u quajti “shtazarake”.

Përveç përjetimeve në Burgun e Prishtinës ai foli edhe për përjetimet që i kishte pasur në Burgun e Lipjanit, në të cilin tha se kishte dëgjuar që kishte vdekur një njeri për shkak të maltretimve, por sot e asaj dite nuk e di për kë është fjala.

“Në burgun e Lipjanit kemi qenë 5 -6 vetë në një dhomë ashtu siç kemi mundur. Aty kemi dëgjuar britma në dhoma të tjera, dhe kemi dëgjuar që nga rrahjet një i burgosur ka vdekur. Në dhomën tonë, në katin e parë ku isha unë, ka hyrë një polic, i uniformuar dhe na ka pyetur: “A ka ndonjë të burgosur nga Drenica, dhe nga Fushë-Kosova?”.  Askush nuk është përgjigjur. Ai u prezantua si Ilija nga Fushë-Kosova. Ka qenë i vjetër në moshë. Mbi 50-vjeç, afër. Në Burgun e Lipjanit sa kemi qëndru aty, ushqimi ka qenë ekstrem në mungesë, aty as bukë apo një bukë e kemi nda në 12 deri 13 pjesë. Kështu ka qenë gjendja në burgun e Lipjanit”, shtoi tutje ai.

Dëshmitari theksoi se në Burgun e Lipjanit kishte qëndruar dy herë; një herë para se ta dërgonin në Burgun e Dubravës dhe një herë pasi ishte transferuar nga ai i Dubravës në të Lipjanit.

Ai dha detaje edhe për rrugën që e kishte kaluar gjatë transferimit, arsyet e transferimit dhe dhunën që e kishte përjetuar.

“Kur na kanë kthy nga Burgu i Dubravës pasi ishte bombarduar, aty ishin zhvillu vrasje, masakra, aty nuk kishte kushte me qëndru në atë burg, dhe na kanë transferu në Burgun e Lipjanit. Në Burgun e Lipjanit aty na kanë pritë një kordon nga dy anët policë dhe gardianë të burgut të Lipjanit dhe gardianë që kishin ardhur nga burgjet e tjera të Serbisë, pasi që kemi zbrit prej autobusëve aty kanë fillu torturat, rrahjet, derisa kemi hy në pavijonet apo dhomat e Burgut të Lipjanit”, u shpreh ai para Gjykatës.

Ai tha se edhe sot e ka kokën e çarë nga maltretimet në këto dy burgje.

Ai tha se ishte arrestuar për shkak që kishte qenë një nga themeluesit e UÇK-së, dhe se para arrestimit të tij ishte truproje e Adem Demaçit, dhe veprimtaria e tij ishte pjesa informative përmes Demaçit dhe zonave të luftës të UÇK-së .

“Në atë kohë para arrestimit kam qenë truproje apo shef i sigurisë së Adem Demaçit. Veprimtaria ime ishte pjesa informative përmes Demaçit dhe zonave të luftës të UÇK-së“- u shpreh dëshmitari Ramadani.

Milenkoviq po akuzohet se në luftën e fundit, në vitin 1999, në cilësinë e personit zyrtar në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit ka kryer veprime të cilat cilësohen si krime lufte ndaj popullatës civile

Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 21.06.2023, e për arrestimin e tij ishte protestuar në Graçanicë.

Milenkoviq ishte sjellë më 22.06.2023 para Gjykatës së Prishtinës dhe ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit.

Milenkoviq akuzohet se pasi që janë transferuar të burgosurit nga Burgu i Dubravës në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit i ka detyruar të burgosurit të kalojnë përmes një kordoni dhe të njëjtit i kishte goditur me shkop, grushte dhe shqelma.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të burgosurit në mënyrë sistematike ishin trajtuar në mënyrë çnjerëzore, duke u torturuar, maltretuar, kanosur me jetë e kështu duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe pasoja në shëndet.

Përveç kësaj, mbi të burgosurit sipas dosjes së Prokurorisë ishte ushtruar edhe dhunë psikike.

Këto veprime, Milenkoviq akuzohet se i ka kryer në bashkëpunim me tre zyrtarë të tjerë ndër të cilët ish-drejtori i Burgut të qarkut të Prishtinës, Lubomir Cimburoviq, si dhe gardianët Predrag Bradiq dhe Milivoje Iliq.

Sipas prokurorit Atdhe Dema, këto veprime janë në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare të Gjenevës.

Trupi gjykues i cili po gjykon këtë çështje përbëhet nga Kujtim Krasniqi – kryetar, dhe anëtarët Mentor Bajraktari e Arben Hoti. /Kallxo.com/

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 06/06/2024 06/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë
18:54 -20/06/2026
SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin
18:29 -20/06/2026
Wright dhe Ibrahimovic: SHBA mund të shkojë deri në gjysmëfinale
18:05 -20/06/2026
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
17:18 -20/06/2026
Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës
16:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?