KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lirohen të akuzuarit që “avulluan” 1.3 milionë€ nga buxheti i barnave – shpërthen gjykatësja Namani-Hajra!
Siguri

Lirohen të akuzuarit që “avulluan” 1.3 milionë€ nga buxheti i barnave – shpërthen gjykatësja Namani-Hajra!

Alban Begolli
Alban Begolli 13:58 -30/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në rastin gjyqësor ndaj Mendim Sojevës dhe Ganimete Gashi-Ahmetit, të akuzuar për përvetësimin e mbi 1 milion e 300 mijë eurove nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), gjykatësja Violeta Namani-Hajra ka kundërshtuar vendimin e trupit gjykues për t’i liruar nga aktakuza.

Sojeva akuzohej për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”, ndërsa në bashkëkryerje me Gashi-Ahmetin edhe për “Hyrje në sistemet kompjuterike”. Megjithatë, më 5 maj 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur të pafajshëm, me shumicë votash”.

Trupi gjykues përbëhej nga Vesel Ismaili (kryetar), dhe anëtarët Kujtim Krasniqi e Violeta Namani-Hajra, kjo e fundit duke përpiluar një mendim mospajtues prej 23 faqesh, në të cilin argumenton pse të akuzuarit duhej të dënoheshin.

Çfarë përmban mendimi mospajtues

Sipas gjykatëses Namani-Hajra, dëshmitë e 36 dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor provojnë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që u vihen në barrë.

Ajo thekson se Mendim Sojeva, në cilësinë e Udhëheqësit të Divizionit për Buxhet dhe Financa në AKPPM, kishte përgjegjësi për certifikimin e pagesave gjatë viteve 2014–2018, periudhë në të cilën janë tërhequr 1,355,441 euro e 14 centë në emër të avancave për udhëtime zyrtare.

Në mendim thuhet se nuk janë respektuar procedurat ligjore për këto tërheqje dhe se një pjesë e madhe e parave – mbi 1.2 milion euro – është tërhequr pa asnjë dokumentacion që vërteton miratimin apo pranimin e tyre nga ndonjë zyrtar i AKPPM-së.

Gjykatësja thekson se fletëtërheqjet janë nënshkruar nga vetë Sojeva, ndërsa shumica e zyrtarëve emrat e të cilëve janë përdorur për avanca, kanë mohuar të kenë marrë ndonjë shumë parash.

Po ashtu, sipas saj, Sojeva ka tentuar që pas afatit ligjor të mbyllte avancat duke hyrë në sistemin financiar SIMFK me fjalëkalimet e zyrtarëve të Thesarit, veprim që sipas mendimit përbën “hyrje të paautorizuar në sistem kompjuterik.”

Pasuria e pajustifikuar

Në mendimin e saj, gjykatësja Namani-Hajra përmend edhe pasurinë e Sojevës, i cili me pagë mujore 648 euro posedonte dy vetura luksoze, Land Rover dhe Audi A3 Sportback, duke e cilësuar pasurinë e tij të pajustifikueshme dhe të fituar përmes veprës penale.

Përfundimi i mendimit mospajtues

Sipas Namani-Hajrës, provat në dispozicion janë të mjaftueshme për të provuar fajësinë e të akuzuarve dhe se ata duhej të shpalleshin fajtorë dhe të dënoheshin sipas ligjit.

Kjo çështje aktualisht ndodhet në fazën e ankimimit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë./BetimipërDrejtësi/

Gjithashtu lexoni:

Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, automjeti me targa të Kosovës përplaset me një kamion – 4 të lënduar

Haxhiu ngushëllon familjet e tre viktimave nga Vushtrria

Ndërpritet seanca ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut, shkak problemet teknike

Apel për kujdes nga zjarret 

Alban Begolli 30/09/2025 30/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

7 vjet burg për të akuzuarin për vjedhje të rënda në argjendari në Prizren
15:55 -20/07/2026
Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia
15:28 -20/07/2026
Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri
14:40 -20/07/2026
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare
14:21 -20/07/2026
Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten
13:49 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?