KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata refuzon kërkesën për sekuestrimin e pronës 3 hektarë në Veterrnik, rifillojnë punimet
Siguri

Gjykata refuzon kërkesën për sekuestrimin e pronës 3 hektarë në Veterrnik, rifillojnë punimet

Kosova News
Kosova News 11:53 -23/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një vendimi 251/22 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për sekuestrimin e një pronë prej rreth 3 hektarësh në lagjen Veterrnik të Prishtinës. Rreth një muaj me herët respektivisht më datë 18.11.2022, kjo Gjykatë kishte urdhëruar sekuestrimin e kësaj prone me arsyetimin se kjo pronë është objekt i veprës penale: “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Por, kundër këtij vendimi pronaret e kësaj parcele të cilët pronën e ka blere në mënyrë krejtësisht ligjore përmes mbrojtësi Venhar Hana, kishin ushtruar kundërshtim pranë Kolegjit Shqyrtues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila kishte vendosur për pranimin e kundërshtimit, pra anulimit të Urdhëresës për sekuestrimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme dhe çështjen e kishte kthyer pranë gjyqtares së procedurës paraprake për rivendosje.

kishin ushtruar kundërshtim pranë Kolegjit Shqyrtues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila kishte vendosur për pranimin e kundërshtimit, pra anulimit të Urdhëresës për sekuestrimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme dhe çështjen e kishte kthyer pranë gjyqtares së procedurës paraprake për rivendosje.

Në procedurën e rivendosjes, Gjykata Themelore në Prishtinë duke vendosur për refuzimin e kërkesës së plotësuar të Prokurores së çështjes Nebahate Salihu për sekuestrimin e pronës së paluajtshme, kishte konstatuar se pretendimet e prokurores nuk janë të bazuara, ngase nuk janë ofruar prova të mjaftueshme të cilat mund të jenë provë në procedurë penale, për të cilën gjykata do ta aprovonte kërkesën e plotësuar për sekuestrim.

Nuk është plotësuar kushti ligjor për sekuestrim

Aty më tutje thuhet se gjithashtu nuk është plotësuar kushti ligjor i nevojshëm që të sekuestrohet në këtë fazë të procedurës penale, pasi që prokuroria e shtetit nuk ka mundur se prona e paluajtshme për të cilën është paraqitur kërkesa e plotësuar për sekuestrim mund të shërbejë si provë në procedurë penale.

Pretenduesit Nexhat dhe Gursel Sadiku, kanë iniciuar dhe zhvilluar kontestin gjyqësor për vërtetimin e të drejtës së pronësisë në ngastrën kadastrale nr. 1743, ZK Prishtinë, Veternik, kundër të paditurës Agjencial Kosovare e Privatizimit.

Në çështjen e udhëhequr pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme e Kosovës SCC-10-0353, sipas vendimit të datës 19.12.2017 padia e paditësve ishte hedhur poshtë si e palejueshme për shkak të mungesës së legjitimitetit aktiv për të qenë palë në procedurë, ndërkaq në çështjen para Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës AC-I-18-0026, sipas vendimit të datës 14.01.2021, kërkesa për vërtetimin e të drejtës së pronësisë për Nexhat dhe Gursel Sadiku, është REFUZUAR si e pabazuar. Sipas këtij vendimi të gjykatës, palët kishin dështuar të vërtetojnë me provë materiale se kanë të drejtën e pronësisë në ngastrën lëndore, për të cilën të njëjtit po ashtu kishin pretenduar se e kanë blerë në bazë të kontratës gojore, e cila nuk paraqet bazë ligjore për fitimin e të drejtës së pronësisë.

Në anën tjetër, para të njëjtës Gjykatë, ishte zhvilluar kontesti gjyqësor sipas padisë së ushtruar nga tani e ndjera Zojë Rr. Hyseni, kundër të paditurës Agjencia Kosovare e Privatizimit, për vërtetimin e të drejtës së pronësisë në ngastrën lëndore nr. 1743.  Në çështjen kontestimore C-II-14-0140-C0001, sipas vendimit të datës 14.09.2015 ishte vendosur për aprovimin e kërkesëpadisë dhe vërtetimin e të drejtës së pronësisë për Zojë Rr. Hyseni.

Po ashtu, duke shqyrtuar ankesën e paraqitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit kundër këtij aktgjykimi, Kolegji i Apelit i kësaj Gjykate kishte vendosur për refuzimin e të njëjtës dhe vërtetimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin e drejta e pronësisë për Zojë Rr. Hyseni ishte miratuar. Këto vendime, po ashtu ishin konfirmuar si të ligjshme dhe pa shkelje te të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, sipas vendimit nr. KI231/19 i datës 21.04.2020 nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Përkundër gjendjes si më sipër dhe refuzimit nga Gjykata të çdo pretendimi për vërtetimin e pronësisë nga pretenduesit Nexhat dhe Gursel Sadiku, të njëjtit edhe më tutje kanë vazhduar pretendimin e tyre në këtë pronë duke tentuar që në të njëjtën, të vejnë në lajthim Gjykatën përsëri për caktimin e masës së sigurimit. Në çështjen kontestimore C.nr. 189/21 të zhvilluar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, sipas vendimit të datës 12.01.2022 ishte refuzuar propozimi i  pretenduesve Nexhat dhe Gursel Sadiku për caktimin e masës së sigurimit. Në procedurë ankimore, në rastin Ac.nr. 888/21, sipas vendimit të datës 01.03.2022 ishte vendosur për refuzimin e ankesës dhe vërtetimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

Gjykata ka hedhë poshtë parashtresën për përsëritje të procedurës

Por, pretenduesit Nexhat dhe Gursel Sadiku ende të pamjaftuar me vendimet e vazhdueshme në refuzim të kërkesave dhe propozimeve të paraqitura në gjykatë, kanë vazhduar iniciativat për të penguar posedimin e lirë e të papenguar të pronës nga pronarët e rinj legjitim, duke kërkuar edhe përsëritje të procedurave gjyqësore e vendosje të masave të sigurimit, mirëpo të gjitha ishin refuzuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme e Kosovës. Kjo gjykatë, në rastin AC-I-22-0369 sipas vendimit të datës 22.09.2022, ka hedhë poshtë si të papranueshme parashtresën për Korrigjimin e Aktgjykimit AC-I-0212-A0001 i datës 22.08.2019, ka hedhë poshtë parashtresën për përsëritje të procedurës dhe ka hedhë poshtë kërkesën për lëshimin e masës së sigurisë lidhur me ngastrën kadastrale nr. 1743, duke vërtetuar kështu që të gjitha vendimet për njohjen e të drejtës së pronësisë për Zojë Rr. Hyseni, janë të pakontestueshme dhe të plotfuqishme.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kosova News 23/12/2022 23/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?