KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me më shumë se 57 mijë euro
Siguri

Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me më shumë se 57 mijë euro

Kosova News
Kosova News 16:45 -09/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka miratuar pjesërisht padinë e Fatmir Limajt dhe e ka detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës që ta kompensojë me më shumë se 57 mijë euro për qëndrimin pa të drejtë në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Në procesin penal për krime lufte KGJK-ja detyrohet ta paguajë 48 mijë e 800 euro për dëm jomaterial dhe 6 mijë e 216 euro për dëm material, si dhe 150 euro të tjera në emër të shpenzimeve për pako ushqimore gjatë qëndrimit në paraburgim. Po ashtu, KGJK-ja obligohet që në emër të shpenzimeve të procedurës t’ia paguajë Limajt 2 mijë e 48 euro, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Deputeti Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, më 13 korrik 2017 pati parashtruar padi për kompensim. Sipas vendimit, në padi paditësi Limaj ka deklaruar se për shkak të zbatimit të procedurës së padrejtë penale ndaj tij, në mënyrë të kundërligjshme ka qëndruar në paraburgim 85 ditë (nga 24 nëntori 2012 deri më 8 mars 2013) dhe në arrest shtëpiak 384 ditë.

Limaj është ankuar se ishte detyruar të angazhonte avokatë mbrojtës, përfshirë një ndërkombëtar, me shpenzime personale, gjatë një procesi penal kompleks dhe të padrejtë për krime lufte, në të cilin u shpall i pafajshëm. Limaj është ankuar edhe për dëmtim të reputacionit dhe rënie të imazhit, që sipas tij, u vërtetua me rezultatet zgjedhore para dhe pas proceseve.

Për 13 vjet, Limaj është përballur me tri aktakuza për krime lufte, në gjykimet në Tribunalin e Hagës, në rastin Kleçka nga EULEX, dhe në rastin Bellanica, ku në të gjitha është shpallur i pafajshëm. Krahas kësaj, Limaj ka shtuar po ashtu se përveç këtyre, janë zhvilluar edhe dy procedura penale në lidhje me rastin MTPH 1 dhe 2, për të cilat gjithashtu është shpallur i pafajshëm.

KGJK-ja ndërkaq nuk ka kontestuar bazën për kompensim, por jo shumën.

KGJK-ja, sipas vendimit, i ka Limajt ofruar kompensim për qëndrim në paraburgim prej 1 mijë e 425 euro dhe për arrest shtëpiak shumën prej 5 mijë e 760 euro.

Për qëndrimin në paraburgim dhe arrest shtëpiak, mbrojtja e Limajt kishte kërkuar 2.95 milionë euro në emër të dëmit material dhe 710 mijë në emër të dëmit material.

Në fund të vendimit, Gjykata ka sqaruar se paditësit Limaj do t’i paguhet shuma e aprovuar me kamatë ligjore prej 8% nga dita e marrjes së aktgjykimit më 20 qershor 2025 e deri në përmbushje definitive për dëmin jomaterial, ndërsa për atë material prej 8% nga dita e parashtrimit të padisë më 13 korrik 2017 e deri në pagesën definitive.

Në emër të shpenzimeve të procedurës kontestimore, Themelorja obligoi të paditurën që paditëses t’ia kompensojë 2 mijë e 48 euro e 8 centë.

Shumat e kompensimit, përfshirë me kamatën ligjore do të paguhen pasi që vendimi të bëhet i plotfuqishëm,

Gjykata ka njohur të drejtën e ankesës për palët e pakënaqura në afat prej 15 ditësh pasi që palët të marrin vendimin në formë të shkruar.

Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj tha se kanë pranuar vendimin dhe kanë parashtruar ankesë lidhur me shumat e aprovuara për kompensim.

“Po, kemi pranuar vendimin dhe kemi paraqitur ankesë për shumat e kompensimit”, u shpreh Rrecaj. /BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku takon ambasadoren kroate, diskutojnë për zhvillimet politike dhe ngërçin institucional

Serbia ia vazhdon edhe për një muaj paraburgimin ish-policit Spahiu

Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan

Gjykata cakton një muaj paraburgim për pesë policët në rastin e Agon Zejnullahut

PDK-ja zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit

Kosova News 09/07/2025 09/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku takon ambasadoren kroate, diskutojnë për zhvillimet politike dhe ngërçin institucional
19:58 -09/07/2025
Serbia ia vazhdon edhe për një muaj paraburgimin ish-policit Spahiu
19:50 -09/07/2025
Kurti: Rritja ekonomike, në shërbim të progresit demokratik dhe mirëqenies sociale
19:01 -09/07/2025
Kosova largohet nga lista e vendeve në konflikt, BQK-ja e mirëpret vendimin
18:57 -09/07/2025
Ancelotti dënohet me një vit burg
18:23 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?