KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata merr vendim për 17 të akuzuarit në rastin “Transporti”, nga 7 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë për 8 prej tyre
Siguri

Gjykata merr vendim për 17 të akuzuarit në rastin “Transporti”, nga 7 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë për 8 prej tyre

Kosova News
Kosova News 14:51 -01/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj 17 të akuzuarve në rastin “Transporti”. Kjo Gjykatë, i ka dënuar me nga 7 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë të akuzuarit Ismet Zeqiri, Agron Zymeri, Gentrit Zymeri, Canabeg Hyseni, Ali Musliukaj, Besnik Istrefi, Liridon Hyseni dhe Azem Islami për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal.

Në këtë rast, Ismet Zeqiri, Canabeg Hyseni, Ali Musliukaj, Liridon Hyseni, Besnik Istrefi, Azem Islami, Xhevat Spahija, Selami Morina, Sabri Hasani, Burim Hasani, Alban Nikqi, Gentrit Zymeri, Agron Zymeri, Shkëlqim Jusaj, Nexhat Mazreku, Demë Lokaj dhe Albion Lokaj, akuzoheshin për krim të organizuar e vepra tjera penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgykimi u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për të akuzuarit: Xhevat Spahija, Shkëlqim Jusaj, Selami Morina, Burim Hasani, Sabri Hasani, Nexhat Mazreku, Alban Nikqi, Demë Lokaj dhe Albion Lokaj, gjykatësi Arrni tha se nuk është vërtetuar se kanë qenë pjesë e grupit kriminal të organizuar, andaj ndaj tyre u shpall aktgjykim lirues.

Ndërsa, shtoi se pas vërtetimit të gjendjes faktike nga ekspertiza, ka rezultuar se veprimet tjera eventuale të të akuzuarve të lartpërmendur tashmë janë parashkruar, me çka gjykata ka shpallur aktgjykim refuzues për veprat tjera penale për këta të akuzuar.

Kurse, për të akuzuarit, Agron Zymeri, Gentrit Zymeri, Ismet Zeqiri, Canabeg Hyseni, Azem Islami, Demë Lokaj dhe Alban Nikiqi, Gjykata ka nxjerrë aktgjykim refuzues për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, pasi që ka arritur parashkrimi i kësaj vepre penale.

Për shpenzimet gjyqësore, të akuzuarit që u shpallën fajtorë, obligohen që secili veç e veç të paguajnë paushallin gjyqësor prej 200 euro, ndërsa për fondin për kompensimin e viktimave shumën prej 100 euro.

Ndërsa, për të akuzuarit që iu është refuzuar aktakuza, shpenzimet procedurale bien mbi barrën e Gjykatës.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh.

Ndryshe, ky rast më parë gjykohej në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mirëpo i njëjti është deleguar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në seancën e mbajtur më 7 maj 2019, me vendim të gjykatës është veçuar procedura ndaj të akuzuarit Dugagjin Latifi. Po ashtu, procedura ishte veçuar edhe ndaj Besim Zeqirit dhe Ridvan Avdiut, më 22 shkurt 2017 për shkak se gjendeshin me vendbanim jashtë Kosovës. Procedura është veçuar edhe për Fadil Qollakun.

Sipas aktakuzës së ngritur më 30 nëntor 2016, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Besim Zeqiri, Ismet Zeqiri, Agron Zymeri, Gentrit Zymeri, Canabeg Hyseni, Ali Musliukaj, Liridon Hyseni, Ridvan Avdiu, Besnik Istrefi dhe Azem Islami, ngarkohen për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283, “Kontrabandim i mallrave” nga neni 317, “Tregtia e ndaluar” nga neni 305, dhe “Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”, nga neni 318 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, kjo aktakuzë ngarkon edhe të pandehurit, Xhevat Spahija, Shkëlqim Jusaj, Selami Morina, Nexhat Mazreku, Demë Lokaj, Alban Nikqi, Fadil Qollaku dhe Albion Lokaj, për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283, “Kontrabandim i mallrave” nga neni 317, dhe “Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”, nga neni 318 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar  të armëve” nga neni 374 të KPRK-së, akuzohen secili veç e veç: Agron dhe Gentrit Zymeri, Ismet Zeqiri, Canabeg Hyseni, Azem Islami, Fadil Qollaku, Demë Lokaj dhe Alban Nikqi.

Sipas aktakuzës, të pandehurit e përmendur, në fillim të vitit 2012, kanë themeluar një grup kriminal me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore financiare, në atë mënyrë që përmes rrugëve anësore me kamionë, cisterna dhe mjete të tjera, në mënyrë të vazhdueshme dhe të kundërligjshme nga Serbia dhe Mitrovica e Veriut, kanë sjellë në mënyrë ilegale dhe në vazhdimësi mallrat e kontrabanduara si: derivate të naftës, vajra motorike, e të tjera.

Bazuar në aktakuzë, të pandehurit Besim dhe Ismet Zeqiri, në bashkëpunim me të gjithë pjesëtarët e grupit, nga data 11 qershor 2014 e deri më 10 dhjetor 2014, nga Serbia për në Kosovë, kanë bërë kontrabandimin e 52 ngarkesave me derivate të naftës (nga 12.000 litra), 2 ngarkesa me vaj hidrol (nga 10.000 litra) dhe 3 ngarkesa me nitrotretës (nga 7.000 litra)
.
Mallrat e kontrabanduara thuhet se ky grup kriminal më pas i ka shpërndarë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, në dyqane dhe depo të ndryshme, e gjitha kjo me qëllim që vetes dhe personit tjetër t’i mundësojë shmangien nga pagesa e tarifave tatimore, doganore apo tarifave të tjera ose detyrimeve doganore që paguhen me rastin e importimit apo eksportimit të mallrave, duke bërë shmangien nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore që tejkalon shumën prej 30 mijë euro, me ç’rast me këtë ngarkohen se kanë kryer veprat penale të cekura më lartë

Gjithashtu lexoni:

Qytetarët serbë paralajmërojnë bllokadë në rrugën për në Merdarë – QKMK u bën thirrje udhëtarëve të shmangin këtë pikë

​Arrestohen katër persona pak para se të shkonte Kurti në veri, u munduan ta pengojne eskorten e kryeministrit Kurti

Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara

Me iniciativë të presidentes Osmani dhe me mbështetjen e Katarit, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë

Kosova News 01/07/2025 01/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate
20:53 -01/07/2025
Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate
20:53 -01/07/2025
Gjykata urdhëron masa disiplinore kundër Real Madridit për shkak të videove që sulmojnë gjyqtarët
20:48 -01/07/2025
Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni
20:45 -01/07/2025
Vetëm një temperaturë është e përshtatshme për larjen e rrobave me ngjyra – shmangni këtë gabim të zakonshëm
20:42 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?