KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezullon zbatimin e ligjeve jokushtetuese të Dodikut
Botë

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës pezullon zbatimin e ligjeve jokushtetuese të Dodikut

Kosova News
Kosova News 11:29 -08/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës të premten ka pezulluar përkohësisht një set të ligjeve të vendosura nga autoritetet separatiste të serbëve të Bosnjës që bllokonin policinë dhe gjyqësorin e shtetit të operojë në pjesën e vendit të kontrolluar nga serbët.

Legjislacioni kontrovers ka nxitur tensione në Bosnjë, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.

Gjykata Kushtetues e vendit ka deklaruar se i është dashur të veproj shpejtë sepse ligjet e reja do të mund të dëmtonin rendin kushtetues. Gjykata pritet t’i shpallë ligjet të pavlefshme pas një shqyrtimi të hollësishëm.

Anëtari i presidencës boshnjake, Denis Beçiroviq, dhe dy zyrtarë të tjerë të enjten kanë apeluar kundër ligjeve të aprovuara nga ligjvënësit serbë të Bosnjës, pasi sipas tyre ata janë në kundërshtim me kushtetutën e Bosnjës dhe marrëveshjen e paqes që i dha fund luftës në Bosnje.

Serbët e Bosnjës kanë aprovuar këtë legjislacion pasi një gjykatë boshnjake e ka dënuar Milorad Dodikun, presidentin pro-rus të entitetit serb në Bosnje të quajtur Republika Srpska. Dodiku ishte dënuar në mungesë muajin e kaluar me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim nga puna publike për lëvizjet e tij separatiste. 

Dodiku, i cili nuk është në rrezik të menjëhershëm arrestimi, ka deklaruar se planifikon të injoroj vendimin, i cili do të bëhet zyrtar pas procesit të apelit.

Në komentet e tij të para ndaj vendimit të gjykatës, të premten, Dodiku ka deklaruar se ai nuk e njeh juridiksionin e Bosnjës.

“E di saktësisht se çfarë jam duke bërë, derisa çfarë bëjnë ata është çështje tjetër. Nëse ne i lejojmë ata të na ulin poshtë, Republika Sërpska kurrë nuk do të rimëkëmbet. Dhe jam plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e mija, dhe ajo është përgjegjësia ime”, ka shkruar Dodik në rrjetin social “X”.

“Jam i disponueshëm për të gjithë – përveç Zyrës jo-legjitime të Prokurorit të Bosnje Hercegovinës, e cila është e motivuar politikisht dhe ka për qëllim të krijoj një skandal”, ka shtuar ai në një postim tjetër në gjuhën angleze.

Zyrtarët e Bosnjës thonë se këto ligje përfaqësojnë një grushtshteti dhe një hap të rëndësishëm në shpërbërjen e vendit, të promovuar nga lideri separatist serb të Bosnjës.

Bashkimi Evropian ka deklaruar se ligjet e minojnë rendin kushtetues dhe ligjor të Bosnjës. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një deklaratë që thotë se është e shqetësuar thellësisht me dekretin e serbëve të Bosnjës.

Dodiku është dënuar pasi nuk i është bindur vendimit të Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, zyrtarit kryesor ndërkombëtar në vend, që u mundua të ndaloj një nismë pro-ndarjes të serbëve të Bosnjës. Dodiku në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje për ndarjen e gjysmës të kontrolluar nga serbët në Bosnje dhe t’i bashkohen Serbisë, e cila ka shtyrë që administratat e kaluara të SHBA-së të vendosin sanksione kundër tij dhe aleatëve të tij të afërt.

Gjithashtu lexoni:

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

Kosova News 08/03/2025 08/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik
16:02 -16/07/2026
Gërvalla dorëzon kallëzim penal ndaj ministres serbe: Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë
15:46 -16/07/2026
Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?