KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Komerciale pezullon punimet në rrugën A, konstaton shkelje nga Komuna e Prishtinës dhe OSHP-ja (VENDIMI)
Siguri

Gjykata Komerciale pezullon punimet në rrugën A, konstaton shkelje nga Komuna e Prishtinës dhe OSHP-ja (VENDIMI)

Kosova News
Kosova News 16:41 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Komerciale e Kosovës ka marrur vendim që të pezullojë punimet në rrugën Jim Xhema e njohur ndryshe si Rruga A.

Në aktvendimin e siguruar nga Kosovanews, thuhet se aprovohet si e bazuar kërkesa e paditësit “pro&COgroup” shpk. Gjithashtu në pikën 2 të këtij aktvendimi thuhet se shtyhet ekzekutimi i vendimit PSH.nr. 144/23 i datës 19.04.2023 i nxjerrë nga i padituri Organi Shqyrues i Prokurorimit (OSHP).

Derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitasi me padinë e paditësit. Ky vendim është marrë nga Gjykata Komerciale, dhomat e shkallës së parë, Departamenti për Çështje Administrative nga gjyqtarja Vlora Pacolli-Rexhepi.

Në arsyetimin e këtij vendimi ndër ë tjera thuhet se gjykata vlerëson se pretendimet e paditësit të paraqitura në kërkesë janë të argumentuara me prova të besueshme, duke pasur parasysh se pretendimet e paditësit në ankesën kundër vendimit të autoritetit kontraktues (Komuna e Prishtinës), të datës 24.02.2023 nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë elaboruar fare nga paneli shqyrtues i OSHP-së.

Gjykata, po ashtu vlerësoi se shtyerja e ekzekutimit të vendimit dhe pezullimi i aktivitetit të prokurorimit “ndërtimi i rrugës A pjesa e parë”, i iniciuar nga autoriteti kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedurale është më se i duhur që të ruhet interesi publik. Kjo ngase paneli shqyrtues nuk është marrur fare me pretendimin kryesor të ngritur nga ankuesi që ka të bëjë me shkelje të nenit 65 të LPP-së nga AK, duke shpërblyer me kontratë operatorin ekonomik “Sallahu shpk”, drejtori i të cilit është i dënuar për veprën penale Falsifikim i Dokumentit Zyrtar nga neni 398 paragrafi 2 të KPRK-së.

Projekti i Komunës së Prishtinës në vlerë prej mbi 8 milionë eurosh i njohur si Rruga “A”, që në fillimet e tij në procesin e tenderimit ishte shoqëruar me një varg problemesh.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve

Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në fushat e grurit në Ramoc të Gjakovës

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

Ngrihet aktakuzë, i mori gati 2 milionë euro për vila që s’i ndërtoi

Kosova News 20/10/2023 20/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?