Gjykata Komerciale ka marrë vendim për fillimin e punimet në “Rrugën A” në kryeqytet, rreth tre muaj pas pezullimit të tyre.
Në aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë thuhet se janë aprovuar si të bazuara ankesat e Organit Shqyrtues të Prokurimit me seli në Prishtinë, dhe palëve të interesuara Komuna e Prishtinës si dhe operatorit ekonomik “Sallahu”.
Me këtë rast është ndryshuar aktvendimi i Gjykatës Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë i datës 30 nëntor 2023.
Ndryshe, vendimi i Gjykatës Komerciale që të ndërpriten punimet në “Rrugën A” në Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta – veçanërisht të pushtetit komunal pasi këtë projekt e patën cilësuar si më të rëndësishmin deri tani.
Vendimi i plotë:
https://komerciale.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/DH_2_DhSh-II_1725_23_SQ.pdf