Gjykata i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan,
Aktgjykimi është shpallur të hënën, pas një procesi gjyqësor që kishte zgjatur për disa vite.
Rasti lidhet me ngjarjen e 26 nëntorit 2021, kur një autobus që po qarkullonte në Gllogjan ishte qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat kishin mbetur të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, si dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., ndërsa një person tjetër kishte mbetur i plagosur rëndë.
Prokuroria kishte pretenduar se objektiv i sulmit ishte shoferi Gani Gjokaj dhe se familja Mehmetaj e konsideronte atë përgjegjës për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj.
Sipas aktakuzës, Kastriot Mehmetaj dyshohej se kishte shtënë në drejtim të autobusit, Kreshnik Mehmetaj se e kishte ndihmuar në largim, ndërsa Halil Mehmetaj akuzohej se kishte nxitur dy djemtë e tij për vrasjen e Gjokajt.
Procesi gjyqësor ishte rihapur në korrik të këtij viti, pas administrimit të një videoincizimi të ri, ndërsa pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që të tre të akuzuarit të shpallen të pafajshëm.

