KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata aprovon kërkesën e prokurorit, urdhëron sekuestrimin e villave në Brezovicë
Siguri

Gjykata aprovon kërkesën e prokurorit, urdhëron sekuestrimin e villave në Brezovicë

Kosova News
Kosova News 14:18 -09/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lista prej 75 pronave të sekuestruara në aksionin e fundit të policisë dhe prokurorisë, e cila përmban emra pronarësh të gjykatësve të të gjitha niveleve, politikanëve, biznesmenëve si dhe qytetarëve të tjerë tashmë mban edhe vulën e gjykatës. Në mesin e pronave të sekuestruara janë edhe villat e vëllezerve të ish- presidentit Hashim Thaçi dhe deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Lajmin për sekuestrimin e përkohshëm të 75 pronave e ka konfirmuar, Shaqë Curri, gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

“Kam urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm”, ka thënë për Betimin për Drejtësi, Curri.

Për këto villa të sekuestruara, javë më parë, ka raportuar ekskluzivisht edhe KosovaNews.

Ekskluzive – Policia dhe Prokuroria ua sekuestrojnë vilat luksoze në Brezovicë dy vëllezërve të ish-presidentit Hashim Thaçi 

Sipas shkresave të lëndës së gjykatës, këto villa të sekuestruara rezulton se janë ndërtuar në Zonën e II-të në Parkun Kombëtar “Sharri” – Zona e Brezovicës, në të cilën ndalohet ndërtimi me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”. Sipas shkresave të lëndës, thuhet se sipas këtij ligji, Zona e II-të e këtij Parku karakterizohet me ekosisteme, vlera peisazhore dhe vlera tjera të natyrës, ku mund të ushtrohet eko-turizmi, bujqësia tradicionale dhe veprimtari, të cilat nuk janë në kundërshtim me qëllimet e Parkut, kurse është e ndaluar ndërtimi i çfarëdo objekti për banim.

Në listën e 75 pronave, kryesisht villa, figurojnë emrat e pronarëve që përfshijnë si pronarë, gjykatës të të gjitha niveleve, politikanë, biznesmenë si dhe qytetarëve të tjerë, të cilët kanë blerë villa apo kanë blerë parcela dhe më pas kanë ndërtuar villa.

Pamje Ekskluzive- vilat luksoze që iu sekuestruan vëllezërve të ish-presidentit Thaçi dhe deputetit Enver Hoxhaj

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan

Mosmarrëveshje mes disa personave në Prishtinë, sekuestrohen dy pistoleta me 112 fishekë

Gjendet kokainë e marijuhanë në burgun e Dubravës

Një grua raporton për ngacmim seksual në Mitrovicë të Veriut

Policia realizon 156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 21 urdhëresa për vepra penale në Prishtinë

Kosova News 09/11/2022 09/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

“Mos më pengo” – përplasje verbale mes Arianit Kocit dhe Armend Zemajt në hyrje të Kuvendit
11:02 -09/06/2025
Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan
10:57 -09/06/2025
Deputetët me 5 minuta punë, angazhojnë edhe asistentë me paga të majme
10:50 -09/06/2025
Mosmarrëveshje mes disa personave në Prishtinë, sekuestrohen dy pistoleta me 112 fishekë
10:44 -09/06/2025
Gjendet kokainë e marijuhanë në burgun e Dubravës
10:37 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?