KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjuriq: Dialogu Kosovë-Serbi është në komë
Politikë

Gjuriq: Dialogu Kosovë-Serbi është në komë

Kosova News
Kosova News 11:50 -20/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është “në komë”. Kjo gjendje, sipas tij, nuk ka të bëjë asgjë me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, por me faktin se shtetet që kanë ndikim, nuk e përdorin atë.

Në një intervistë për transmetuesin publik të Serbisë, Gjuriq njoftoi për aktivitet intensiv diplomatik, duke theksuar se Parlamenti i ri Evropian është konstituuar dhe disa gjëra po ndryshojnë në Evropë. Sipas tij, viti i ardhshëm “mund të jetë viti në të cilin situata do të jetë më e favorshme”.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirollav Lajçak, qëndroi në Serbi më 19 qershor. Gjatë vizitës ai u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefin e diplomacisë, Marko Gjuriq.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq tha se me Lajçakun kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas tij, zbatimi i këtyre dy marrëveshjeve do të mundësonte kthimin në një dialog konstruktiv mes dy shteteve.

Një ditë më herët, Lajçak qëndroi edhe në Prishtinë ku u takua me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Zyrtari i lartë evropian deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, duke përkujtuar se nga kjo varet edhe qasja në fonde të BE-së.

Vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe për Aneksin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Megjithatë, BE-ja – e cila që nga viti 2011 ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë – ka kritikuar palët për moszbatimin e marrëveshjes./REL

Lajçaku takon edhe Gjuriqin, diskutojnë për dialogun

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Kosova News 20/06/2024 20/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?