KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjuhet me miell nga PSD-ja ministri Murati
Politikë

Gjuhet me miell nga PSD-ja ministri Murati

Kosova News
Kosova News 15:29 -03/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati, të shtunën pasdite.

Në një video të publikuar nga kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, shihet se si disa aktivistë të kësaj partie i gjuajnë miell ministrit. Në video Murati shihet se nuk ka reaguar.

“Aksion simbolik për punëtorët. Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj aksion, ndërhyrje, rezistencë”, thuhet në përshkrimin e videos së Molliqajt.

PSD-ja po e akuzon Muratin për qëndrimet e tij të fundit rreth grevave. Ministria e Financave ua ka ndaluar pagat sektorit publik pasi sindikatat hynë në grevë nga 25 gushti. Kjo ministri ka kërkuar nga komunat të dorëzojnë lista me emrat e punëtorëve që kanë hyrë në grevë për t’ua ndaluar mëditjet kur s’kanë punuar. Megjithatë, komunat s’i kanë dorëzuar listat. Murati u shpreh të shtunën se “për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike” do të procedohet me pagesa, por paralajmëroi masa ndaj zyrtarëve që bllokuan listat.

Sindikatat e sektorit publik po kërkojnë nga 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave. Qeveria të shtunën vendosi t’ua ndajë nga 50 euro për muaj, me fillim prej shtatorit, në kuadër të “pakos për përballje me inflacionin”.

Gjithashtu lexoni:

U bënë më shumë se dy orë — Liderët politikë ende në takim për zhbllokimin e situatës politike

Inspektorati Shëndetësor mbyll 8 institucione private pa licencë, Vitia: Shëndeti i qytetarëve nuk do të rrezikohet

Nis takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Refuzoi ta lironte hapësirën, politikani serb, Stefan Velkoviq largohet nga Policia e Kosovës nga manifestimi i ‘Vidovdanit’

PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin

TAGGED: Hekuran Murati, psd
Kosova News 03/09/2022 03/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

U bënë më shumë se dy orë — Liderët politikë ende në takim për zhbllokimin e situatës politike
18:07 -28/06/2025
Beogradi përgatitet për një tjetër protestë antiqeveritare – Vuçiq paralajmëron dhunë
17:48 -28/06/2025
Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi për 23-vjeçarin nga Ferizaji
17:44 -28/06/2025
Inspektorati Shëndetësor mbyll 8 institucione private pa licencë, Vitia: Shëndeti i qytetarëve nuk do të rrezikohet
17:33 -28/06/2025
Manifestimet për “Vidovdan”, Policia shoqëron 17 persona
17:19 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?