KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjobiten 35 kompani të barnave
Shëndetësi

Gjobiten 35 kompani të barnave

Kosova News
Kosova News 20:22 -02/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pothuajse çdo ditë pacientët në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) përballen me mungesë të ilaçeve e të materialit shpenzues, ndonëse në të shumtën e rasteve ka operatorë ekonomikë të kontraktuar për furnizim.

Për shkak të mospërmbushjes së kushteve të kontratës e mosliferimit të produkteve në afatin e paraparë, që nga janari i këtij viti SHSKUK-ja ka ndëshkuar 35 operatorë ekonomikë.

Bazuar në raportin e dënimeve të kompanive për vitin 2024, një kompanie iu shqiptuan 26 penallti e një tjetre 23. Po ashtu, janë edhe tri kompani të tjera me mbi 10 penallti secila.

Vlera e penalltive varion, e më e madhja e shqiptuar është 19 mijë e 956 euro. 

Në shtator, KOHA raportoi se si pacientët me kancer pritën gati një muaj për një ilaç që merret gjatë terapisë me kimioterapi, ndonëse SHSKUK-ja pati kontraktuar për furnizim dy kompani.

Të pyetur specifikisht për këtë rast dhe pse nuk janë ndëshkuar kompanitë, në SHSKUK mohuan se ka pasur vonesa.

“Porositë janë bërë me datë të urdhër-blerjes dhe datë të liferimit të porosisë për QKUK, gjë për të cilat nuk kemi pasur vonesa. Këto produkte janë porositur sipas Planifikimit vjetor 2024 të aprovuar dhe sipas kërkesave shtesë të aprovuara nga menaxhmenti i Barnatores Qendrore. Siç shihet, të gjitha porositë janë bërë me kohë për çdo tremujor dhe janë liferuar brenda kushteve të kontratës, nuk ka pasur vonesa”, thuhet në një përgjigje të SHSKUK-së.

Kur furnizimi nuk është i qëndrueshëm në Barnatoren Qendrore në SHSKUK, pacientët detyrohen t’i sigurojnë vetë ilaçet me kosto të lartë. Këto ilaçe janë në Listën Esenciale, por pavarësisht kësaj, institucionet nuk i rimbursojnë qytetarët.

KOHA ka pyetur në Fondin për Sigurime Shëndetësore nëse është rimbursuar ndonjë pacient për ilaçet e blera, e të cilat duhet të sigurohen nga shteti. Në përgjigje thuhet se rimbursimi aplikohet vetëm në një rast – për shërbime jashtë institucioneve publike.

“Ju njoftojmë se FSSH ofron mbështetje financiare për shërbime që nuk ofrohen në institucionet shëndetësore publike, konform raporteve konziliare të lëshuara nga QKUK-ja dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara në Udhëzimin Administrativ 03/2023”, thuhet në përgjigje.

KOHA ka pyetur edhe në Klinikën e Onkologjisë në QKUK se çfarë procedurash ndiqen në rastet kur mungojnë citostatikët dhe nëse pacientët udhëzohen për të shtruar kërkesë për rimbursim, por nuk ka marrë përgjigje.

Në Barnatoren Qendrore në SHSKUK patën konfirmuar më herët se nuk aplikohet praktika e rimbursimit për ilaçe.

Gjithashtu lexoni:

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Kosova News 02/11/2024 02/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare
20:46 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?