KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjobat ndaj partive do të ndalen në mjete financiare
Politikë

Gjobat ndaj partive do të ndalen në mjete financiare

Kosova News
Kosova News 16:25 -21/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror Zgjedhor sot mori vendim për lirimin e mbi tre mijë kutive të votimit, në të cilat ndodhet materiali zgjedhor nga procese të ndryshme zgjedhore dymijekatërmbëdhjetë deri më dymijenjëzetenjë.

Materiali zgjedhor në këto kuti, të cilat janë objekt i hetimit nga institucionet e drejtësisë, do të vendosen në thasë të veçantë nga një komision i përkohshëm dhe sipas procedurës së caktuar.

Zbatimi i këtij vendimi do të lirojë edhe hapësirën e depos së Komisionit Qendror Zgjedhor me qëllim të përgatitjeve të zgjedhjeve lokale këtë vit.

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor , Besnik Buzhala tha se shkak i hapësirës se kufizuar dhe nevojën e lirimit të hapësirë për zgjedhje lokale këto fletëvotime vendosen në thasë të veçantë.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror Zgjedhor mori vendim edhe për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më nëntë shkurt 2025.

Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetje të subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it.

Buzhala tha se Zyra për regjistrim dhe certifikim rekomandon Komisionin Qendror Zgjedhor që këto gjoba të ndalen në mjete financiare në dy periudha kohore. Ai tha se deri më tani vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka paguar një gjobë.

Gjatë fushatës zgjedhore të 9 shkurtit, PZAP ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike në vlerë prej gjashtëqind e pesëdhjetenjëmijë e njëqind eurove, prej të cilave deri më tash janë paguar vetëm njëqind e katër mijë e pesëqind euro, sipas të dhënave të PZAP-it në ueb sajtin e saj zyrtar.

Gjithashtu lexoni:

Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re

Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave

PDK-ja diskuton për ‘krizën politike’ dhe për zgjedhjet lokale

Haradinaj: Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi në një moment vendimtar për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë

Kosova News 21/05/2025 21/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Tottenham Hotspur fiton Ligën e Evropës, mposht Manchester Unitedin në finale
23:07 -21/05/2025
Mustafa: LDK-ja nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
22:19 -21/05/2025
Ambasadori francez kërkon që sa më shpejt të krijohet qeveria e re
21:57 -21/05/2025
Trepça, kampioni i ri i Kosovës në basketboll
21:51 -21/05/2025
Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave
21:19 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?