KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjithçka gati për fillimin e Samitit të Berlinit në Londër
Politikë

Gjithçka gati për fillimin e Samitit të Berlinit në Londër

Kosova News
Kosova News 09:05 -20/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të mërkurën, në Londër, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e samit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë”, thuhet në komunikata e ndara nga Qeveria britanike dhe Qeveria gjermane, lidhur me Samitin e procesit të Berlinit që mbahet më 22 tetor në Londër.
“Qëllimi i Samitit është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për përafrim më të ngushtë me Evropën në Ballkanin Perëndimor” theksohet në njoftimin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, lidhur me samitin e 22 tetorit.

 “Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar do të punojë me Gjermaninë – si nismëtare e Procesit të Berlinit – për prioritetet e përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” thuhet mes tjerash në njoftim, duke theksuar se “qëllimet e saj janë forcimi i sigurisë evropiane, duke mbështetur aleatët e cenueshëm të NATO-s dhe duke kundërshtuar ndikimet armiqësore dhe faktorët e paqëndrueshmërisë, si dhe duke adresuar kërcënimet e përbashkëta nga migrimi i parregullt, krimi i organizuar i rëndë dhe financat e paligjshme”.
“Një synim tjetër është promovimi i rritjes ekonomike me qëllim heqjen e barrierave për tregtinë dhe investimet përmes bashkëpunimit të përforcuar rajonal duke mbështetur përafrimin me Evropën”, theksohet aty teksa shtohet se Qeveria britanike gjithashtu “synon forcimin e bashkëpunimit të Mbretërisë së Bashkuar me partnerët rajonalë, përfshirë zbatimin e Procesit të Berlinit dhe për këtë qëllim ka emëruar Karen Pierce të dërguar special të  Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor”.
Lidhur me samitin e të mërkurës, është deklaruar edhe Qeveria gjermane në Berlin:

 “Të mërkurën, më 22 tetor, kancelari federal Friedrich Merz do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit të krerëve të shteteve dhe qeverive, që do të mbahet në Londër, në Lancaster House”, theksohet në deklaratën e Qeverisë gjermane.

“Proces i Berlinit është një histori suksesi, të cilën po e vazhdon edhe qeveria federale nën drejtimin e kancelarit Merz. Me këtë, qeveria gjermane nënvizon angazhimin e saj për Ballkanin Perëndimor si një rajon me rëndësi strategjike në Evropë”, nënvizohet në njoftim.

Gjermania e nisi Procesin e Berlinit në vitin 2014, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit rajonal me dhe ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Ky është një format vendimtar për bashkëpunimin rajonal dhe për procesin e integrimit në BE.  Pjesë e këtij formati janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, po ashtu disa shtete anëtare të BE-së, Mbretëria e Bashkuar si nikoqire dhe institucionet e BE-së, theksohet në komunikatën e Qeverisë gjermane”, theksohet në komunikaten e Kabinet të Kancelarit Fridrich Merz.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova News 20/10/2025 20/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?