KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjetjet e Prokurorisë: Dardan Krivaqa e dhunoi Marigona Osmanin, Arbër Sejdiu e ndihmoi – si ndodhi ngjarja e rëndë
Siguri

Gjetjet e Prokurorisë: Dardan Krivaqa e dhunoi Marigona Osmanin, Arbër Sejdiu e ndihmoi – si ndodhi ngjarja e rëndë

Kosova News
Kosova News 16:04 -29/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore e Ferizajt posedon prova se Dardan Krivaqa e kishte dhunuar Marigona Osmanin, duke e dërguar me forcë në banjon e banesës, sado që në pamjet kamerave e ndjera shihet duke rezistuar. Sipas prokurorisë, Arbër Sejdiu, ishte kujdesur që dhuna që po zhvillohej ndaj 18-vjeçares të mbahej fshehur, pa e marrë vesh fqinjtë apo dikush përreth.

Në aktakuzën e ngritur për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, të cilën e posedon të plotë Gazeta Express, Prokuroria Themelore e Ferizajt arrinë në përfundim se nga Dardan Krivaqa është kryer vepra penale “dhunimi”, ndërsa Arbër Sejdiu, e ka ndihmuar Krivaqen në kryerjen e veprës penale “dhunimi”.

Prokuroria konstaton se Krivaqa ka kryer marrëdhënie seksuale me të ndjerën pa pëlqimin e saj, ndërsa gjatë dhunimit është përdorë edhe një kabllo e telefonit dhe ujë për ta këndellur 18-vjeçaren, që sipas prokurorisë kjo është bërë me qëllim që ajo t’i ndjente dhimbjet më shumë.

“Nga provat e konstatuara, prokuroria ka ardhë në përfundim se në mes të pandehurit Dardan Krivaqa dhe të ndjerës Marigona Osmani ka pasur marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e kësaj të fundit, fakt ky që vërtetohet nga video-incizimet e marra në vendin e ngjarjes, e ku shihet se e ndjera në fillim edhe pse nuk është plotësisht e orientuar reziston dhe e shpreh qartë dhe në mënyrë serioze se nuk është e pëlqimit për të kryer akt seksual ose për ta vazhduar atë, mirëpo i pandehuri me forcë e dërgon në banjë derisa e njëjta është lakuriq e po ashtu me forcë e kthen në dhomë, gjithashtu e ndjera nuk është e aftë për të dhënë pëlqimin për aktivitete seksuale për shkak të aftësisë së zvogëluar mendore dhe fizike, zvogëlim që ka ardhë si pasojë e dhunës fizike dhe psikike që është përdorë nga i pandehuri, fakt ky që vërtetohet nga video-incizimet ku i pandehuri shihet në dy raste duke e bartur për shkak se nuk është në gjendje të lëvizë vet e dërgon të ndjerën në banjo e cila është lakuriq. Se gjatë marrëdhënies seksuale është përdorur forca, vërtetohet nga video-incizimet. Po ashtu gjatë dhunimit është përdorë edhe një kabllo e zezë për mbushje të telefonit, e cila e kishte të dëmtuar kokën hyrëse…E po ashtu në shtratin ku ka qenë e ndjera është gjetur ujë, po ashtru tregon se i pandehuri me qëllim që e njëjta t’i ndjenjë sa më shumë dhimbjet ujin e ka përdorë për ta këndellë”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria konstaton se  Arbër Sejdiu e ka ndihmuar Krivaqen në kryerjen e veprës penale “dhunimi”. Prokuroria thotë se Arbër Sejdiu herë pas here shikon përmes vrimës së derës nëse dikush është duke u interesuar se çfarë po ndodh në banesë./Express/

Gjithashtu lexoni:

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran

Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!

PDK në konferencë – Shpall datën e Konventës së Përgjithshme, Krasniqi kandidat i vetëm për Kryetar

Sveçla: Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për destabilizim të brendshëm

Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

TAGGED: Arbër Sejdiu, Dardan Krivaqa, Marigona Osmani, Vdekja e Marigona Osmanit
Kosova News 29/06/2022 29/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?