Gjermania ka deklaruar se nuk do të pranojë refugjatët nga Italia nën Mekanizmin për Solidaritet Vullnetar brenda Bashkimit Evropian.
Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë ka thënë se vendimi është marrë pas refuzimit të Italisë për transferimin e refugjatëve nga Gjermania.
Shtetet e BE-së janë të obliguara që të përmbushin obligimet dhe Gjermania do të vazhdojë të pranojë refugjatë nga Italia sapo të ndryshojë situata.
Gjermania gjithashtu ka ofruar 4 milionë euro ndihma për të mbijetuarit në Libi.


