KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania mbështet projektin “Solar4Kosovo” të KEK-ut
Lajme

Gjermania mbështet projektin “Solar4Kosovo” të KEK-ut

KosovaNewss
KosovaNewss 18:24 -10/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

KEK sot ka mirëpritur një delegacion të lartë nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë (BMZ), Ambasada Gjermane dhe KfW, të cilët zhvilluan një vizitë zyrtare në lokacionin e parkut solar të projektit strategjik “Solar4Kosovo I – Photovoltaics (100 MW)”.

Delegacioni u mirëprit nga Drejtori Ekzekutiv i Divizionit për Energji të Ripërtëritshme në KEK, Erdoan Zasella, i cili, së bashku me bashkëpunëtorët e menaxhmentit, njoftoi delegacionin me operimet, sfidat dhe objektivat strategjike të Korporatës – me theks të veçantë në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe zhvillimin e parkut solar 100 MW, një ndër projektet më të mëdha të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

“Vizita u kryesua nga Znj. Micong Klimes, e sapoemëruar zyrtare përgjegjëse për Kosovën në BMZ, e cila përfshiu këtë projekt në itinerarin e saj të parë zyrtar në vend. Prania e saj dhe e partnerëve gjermanë nënvizon nivelin e lartë të mbështetjes politike, financiare dhe teknike që i jepet këtij projekti”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Projekti Solar4Kosovo I (100 MW), i financuar nga Bashkimi Evropian (WBIF), Qeveria Gjermane përmes KfW dhe bashkëfinancuar nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), ka hyrë zyrtarisht në fazën e parë të tenderimit – procesin e përzgjedhjes fillestare (parakualifikimit) për dizajnimin, furnizimin dhe instalimin e impiantit.

“KEK sh.a., së bashku me të gjithë akterët dhe partnerët që po e bëjnë të mundur këtë projekt, nxisin fuqishëm të gjitha kompanitë e kualifikuara, vendore dhe ndërkombëtare, që plotësojnë kriteret të aplikojnë në këtë proces të rëndësishëm, i cili do të zhvillohet me konkurrueshmëri të lartë, transparencë të plotë dhe cilësi të garantuar sipas standardeve evropiane.vNjë projekt kyç për tranzicionin energjetik të Kosovës”, njfton KEK.

“Solar4Kosovo I – Photovoltaics (100 MW)”është projekti më i madh solar i realizuar ndonjëherë në Kosovë dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve të energjive të ripërtëritshme, shfrytëzimit të zonave të rehabilituara të deponive të hirit dhe forcimit të sigurisë energjetike të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

KosovaNewss 10/12/2025 10/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?