KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania i jep leje Ukrainës për të goditur territorin rus me armë gjermane – njofton paketën 500 milionë euro ndihmë për Kievin
Botë

Gjermania i jep leje Ukrainës për të goditur territorin rus me armë gjermane – njofton paketën 500 milionë euro ndihmë për Kievin

Kosova News
Kosova News 12:23 -31/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjermania ka njoftuar se tani Ukraina mund të përdorë armët gjermane për të goditur brenda territorit rus.

Në përputhje me SHBA-në, një zëdhënës i qeverisë gjermane thotë se “Ukraina mund të përdorë furnizime ushtarake për të goditur objektivat prapa kufirit, por vetëm për të mbrojtur Kharkivin nga sulmet nga veriu”, shkruan euronews.

“Ne jemi të bindur se Ukraina ka të drejtën, të garantuar nga ligji ndërkombëtar, për të mbrojtur veten kundër këtyre sulmeve”, tha zëdhënësi Steffen Hebestreit.

Ndërkohë, Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njoftuar edhe një paketë mbështetje ushtarake prej 500 milionë eurove për Ukrainën.

Bëhet e ditur se ai e bëri njoftimin gjatë një udhëtimi në qytetin port të Odesa-s, i cili ishte mbajtur sekret për arsye sigurie.

“Ukraina është nën presion sepse forcat ruse po bëjnë gjithçka që munden për t’i lidhur forcat ukrainase. Por ajo po ia del”, tha Pistorius.

“Në të njëjtën kohë, nuk po bëhen përparime vërtet domethënëse dhe të qëndrueshme”, shtoi ai.

Siç raportohet, kjo ishte vizita e tretë e ministrit gjerman në Ukrainë që nga pushtimi rus në vitin 2022, shkruan euronews.

Paketa me ndihma ushtarake thuhet të përfshijë municione për sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës me rreze të mesme dhe raketa SLS me rreze të shkurtër veprimi.

Gjithashtu përfshin edhe pjesë rezervë dhe tyta për sistemet e artilerisë dhe rreth një milion fishekë.

Ndryshe, Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i armëve për Ukrainën.

Për shkak të ofensivave ruse, trupat ukrainase vazhdojnë të përballen me mungesë municioni.

Shefi i ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka paralajmëruar se Rusia po e rrit përqendrimin e trupave në rajonin e Kharkivit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se marrëveshjet e reja me partnerët për mbrojtje ajrore dhe prodhimin e dronëve janë në horizont.

“Ne tashmë kemi disa konfirmime nga liderët për rritjen e aftësive tona të mbrojtjes ajrore dhe çelësi është që t’i zbatojmë ato plotësisht”, tha Zelensky. 

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 31/05/2024 31/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?