KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania e shqetësuar për pasivizimin e adresave nga Serbia në Luginë të Preshevës
BotëPolitikë

Gjermania e shqetësuar për pasivizimin e adresave nga Serbia në Luginë të Preshevës

Kosova News
Kosova News 18:30 -09/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Jashtme gjermane ka shprehur shqetësimet e saj për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë.

“Fenomeni i të ashtuquajturit ‘pasivizim’ përshkruan masa që pengojnë qasjen e shqiptarëve etnikë në jug të Serbisë në shërbimet publike. Të prekurve u vështirësohet regjistrimi në vendbanime ose në marrjen e një letërnjoftimi. Shpesh raportohen raste ku organet i çregjistrojnë banorët, pas kontrolleve të bëra enkas, kur ata janë me pushime, në udhëtime, ose nuk janë në banesë për disa ditë. Riregjistrimi ka pengesa të mëdha. Kjo bën që të zvogëlohet numri i anëtarëve të pakicës që janë të regjistruar”, thuhet në përgjigje për DW.

Në kundërshtim me obligimet ligjore 

Ministria e Jashtme gjermane kujton se kjo tendencë bie ndesh me obligimet e Serbisë për respektimin e të drejtave të pakicave.

“Këto të drejta janë të garantuara si me Kushtetutë dhe me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare. Veç kësaj, Serbia ka ratifikuar Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës. Tendenca e ‘pasivizimit’ të popullsisë shqiptare etnike në jug të Serbisë është në kundërshtim me këto obligime ligjore”, thotë MPJ gjermane.

Ministria e Jashtme dhe Ambasada në Beograd janë në kontakt të rregullt me përfaqësuesit e pakicës shqiptare, bëhet e ditur nga MPJ e Gjermanisë.  Edhe Këshilli i Evropës e monitoron situatën e pakicës shqiptare në jug të Serbisë. Komisioni Evropian ka parashikuar në kapitullin negociues me kandidaten e BE-së 23 disa masa për mbrojtjen e pakicës shqiptare, përfshirë një plan veprimi për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Në kuadër të dialogut shoqëror mes qeverisë serbe dhe pakicës shqiptare, janë dakorduar disa masa, ku përfshihet edhe një plan për integrimin e anëtarëve të pakicës shqiptare në sektorin publik dhe në institucionet shtetërore në nivel komunal (2023-2026), sqaron MPJ gjermane.

“Zbatimi i këtyre planeve kërkon ende një monitorim të saktë nga BE dhe Këshilli i Evropës”, thotë MPJ.

Situata e shqiptarëve në jug të Serbisë kërkon më shumë vëmendje

Sipas një studimi të Institutit Max-Planck nga viti 2023, në vitet e fundit mijëra shqiptarë nga Lugina e Preshevës janë fshirë nga regjistrat pa dëshirën e tyre. Riregjistrimi është shumë i komplikuar. Disa kanë paraqitur tani padi kushtetuese.

Kohët e fundit, një delegacion i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës ishte në Gjermani, i udhëhequr nga Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në parlamentin serb, për të tërhequr vëmendjen e Berlinit për situatën e shqiptarëve në jug të Serbisë.

Knut Abraham (CDU/CSU) i tha DW se informacionet janë “shqetësuese”.

“Kjo përfshin situatën ekonomike, por edhe fshirjen e adresave nga regjistrat e votuesve, në të cilat dyshohet se janë të përfshira autoritetet shtetërore”, tha Abraham, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit të Evropës.

Politikani i FDP-së, Thomas Hacker, i tha DW -së se situata e pakicës shqiptare në Serbi “meriton më shumë vëmendje ndërkombëtare”.

Aktualisht, fokusi është shumë i përqendruar në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo bën që çështje të tjera po aq të rëndësishme të mbeten në hije.

“Për më tepër procesi i pasivizimit duket si një proces gradual i heqjes së të drejtave”.

Serbia duhet të zbatojë planin e veprimit për përfaqësimin më të mirë të pakicës shqiptare në institucionet lokale.

“Serbia është angazhuar për këtë dhe duhet të përmbushë detyrimet”, tha Hacker.

Ai shtoi se duhet gjetur një zgjidhje edhe për të rinjtë që kanë përfunduar studimet në Prishtinë. “Sukseset e Procesit të Berlinit duhet të vlejnë edhe për pakicat në Serbi”, tha politikani gjerman.

Në kuadër të Procesit të Berlinit gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – kanë nënshkruar ndër të tjera një marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave dhe kualifikimeve profesionale. Serbia e ka dërguar marrëveshjen në parlament, por ende nuk e ka ratifikuar plotësisht.

Kosova dhe Shqipëria ishin të parat që e ratifikuan. /DW/

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova News 09/07/2024 09/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?