KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermani: Shtohen sulmet ndaj strehimoreve të azilit
Botë

Gjermani: Shtohen sulmet ndaj strehimoreve të azilit

Kosova News
Kosova News 11:27 -03/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin ka bërë të ditur se vitin e kaluar në Gjermani është rritur numri i sulmeve ndaj strehimoreve të azilit. Shumica e veprave penale kanë motive raciste.

Vitin e kaluar në Gjermani është rritur numri i sulmeve ndaj strehimoreve të azilit. Në vitin 2022 ka pasur 221 sulme kundër strehimoreve të azilantëve, sulme fizike si edhe dëmtime materiale. Një rritje kjo 73% krahasuar me një vit më parë. Këto janë të dhëna paraprake të Ministrisë së Punëve të Brendshme në përgjigjen ndaj kërkesës së grupit parlamentar E Majta, të cilat i ka publikuar gazeta gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung”. Megjithë rritjen e ndjeshme të sulmeve ndaj stehimoreve të azilit, shifrat janë më të ulta se në vitin e krizës së refugjatëve, 2015. Atë vit u regjistruan 1047 sulme ndaj qendrave ku jetonin refugjatët.

Autoritetet kanë regjistruar gjithashtu edhe 1248 sulme ndaj azilkërkuesve dhe refugjatëve jashtë strehimoreve të azilkërkuesve, pak a shumë sa vitin e kaluar, ku ishin denoncuar 1259 raste. Sipas statistikës çdo ditë sulmohen në Gjermani tre azilkërkues. Shumica e veprave kryhen nga ekstremistë të djathtë.

Baden-Baden: Policia bastis strehimoret e azilkërkuesve në kërkim të drogave

E Majta e alarmuar

Ky është viti i parë që nga viti i krizës 2015, ku është shënuar një rritje e sulmeve kundër azilkërkuesve. Si arsye për këtë konsiderohen heqja e masave kundër Coronës si edhe numri i lartë i ardhjes së refugjatëve. Vitin e kaluar në Gjermani shkuan dukshëm më shumë refugjatë edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Në vitn 2022 erdhën 218.000 azilkërkues, aq sa në vitin 2016. Këtyre u shtohen afër 1 milionë ukrainas që erdhën pas agresionit rus kundër Ukrainës.

Ekspertja për refugjatët e grupit parlamentar E Majta, Clara Bünger u shpreh mjaft e shqetësuar pas bërjes publike të shifrave. “Refugjatët që kërkojnë siguri dhe mbrojtje këtu, ndeshen me frikën dhe pasigurinë”, tha ajo për gazetën gjermane. Bünger kujtoi trazirat e dhunshme kundër një strehimoreje të azilit në vitin 1992 në Rostock-Lichterhagen, të cilat zgjatën katër ditë duke pyetur: “Duam ne të presim derisa të përsëritet Rostock-Lichterhagen?”/DW

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 03/03/2023 03/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?