Në vendkalimin kufitar në Merdar po vazhdon të ketë kolona të gjata edhe gjatë mëngjesit të sotëm.
Të dhënat e fundit të publikuara në ora 08:00 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëjnë të ditur se kolonat në dalje të Merdares arrijnë deri 800 metra, pritja për të dalë nga Kosova është deri në tri orë.
Kolona janë krijuar edhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë, të cilat janë deri 500 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë është 90 minuta.
Kurse në pikat tjera gjendja është e qetë, nuk ka pritje më shumë se 5 minuta.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar në këtë LINK.



