Në vendkalimet kufitare të Kosovës këtë mëngjes gjendja paraqitet më e qetë dhe nuk ka tollovi me kolona e pritje të shumë të gjata.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 07:45 minuta, bëjnë të ditur se kolonat në dalje të Merdares arrijnë deri 100 metra dhe pritja për të dalë nga Kosova është deri në 30 minuta .
Kolonë deri në 100 metra është krijuar edhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë, ku pritja e qytetarëve edhe në këtë pikë është maksimumi 30 minuta.
Kurse në pikat tjera gjendja është e qetë, nuk ka pritje më shumë se 15 minuta.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar në këtë LINK.



