Vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare po vazhdojnë të jenë më të ngarkuara edhe gjatë orëve të ditës së sotme dhe kolonat me automjete po vazhdojnë të jenw të gjata.
Në dy vendkalimet e lartcekura janë krijuar kolona si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Në dalje të Merdares kolonat arrijnë deri 700 metra, kurse në dalje te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri në 300 metra, pritja e qytetarëve po zgjat deri në dy orë.
Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se në hyrje te Merdares, kolonat janë deri në 600 metra, ndërsa te Dheu i Bardhë kolonat janë deri 200 metra.
Vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim, qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.



