Policia e Kosovës njofton se një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së hënës në Obiliq.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./KosovaNews/


