Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie në fshatin Korminjan i Poshtëm të Ranillugut.
Rasti ka ndodhur më 19 gusht, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.

