Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një dëshmitare ka hasur në një armë zjarri gjatë pastrimit të banjos brenda objektit të aeroportit.
Sipas raportit zyrtar, bëhet fjalë për një pistoletë, e cila është konfiskuar nga njësitet policore menjëherë pas raportimit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetimet janë në proces për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e armës.