Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Klinës. Një person është gjetur pa shenja jete në lumin e Klinës.
Burimet e gazetës bëjnë të ditur se dyshohet që viktima është një burrë, i cili ende nuk është identifikuar nga familjarët. Prokurori i rastit dhe njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetime.
Në pamjet e publikuara nga mediat lokale, shihet se njësitë policore kanë tashmë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë rrethuar lokacionin ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.