Policia kanë iniciuar hetim për vdekjen e një personi në Novobërdë. Rasti ka ndodhur të dielën, ku në spitalin rajonal është dërguar pa shenja jete viktima mashkull, njofton policia.
Sipas policisë, vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, e me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Po ashtu, të dielën është gjetur i vdekur një 70-vjeçar në Lipjan.