Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Mitrovicë.
Policia me të pranuar informacionin i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
Ka dyshime se viktima ka marr goditje, mirëpo zyrtarisht policia ende nuk është deklaruar për rastin.
KosovaNews ka kontaktuar zëdhënësin e policisë rajonale në Mitrovicë, Avbni Zahiti i cili ka thënë se është ende në pritje për të marr informacione dhe do të deklarohet sapo ato t’i posedojë.