Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se e ka vërejtur një burrë pa shenja jete, ndërsa pas kontrollit në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 03:46.
“TRUP I PAJETË & HETIM MBI VDEKJEN, Prishtinë 09.05.2023 – 03:46. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e ka vërejtur viktimën mashkull kosovar pa shenja jete, në vendngjarje kanë dalë ekipi i emergjencës me ç’rast mjeku kompetent e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, rasti mbetet të hetohet.


