KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjendet i vdekur në rrugë një person i moshuar, policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij
Siguri

Gjendet i vdekur në rrugë një person i moshuar, policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Kosova News
Kosova News 16:11 -26/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të moshuar, rreth 70 vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Edit Durham’ në Prizren. 

Me datë 26.03.2026, rreth orës 11:30, Policia ka pranuar një informatë për një rast ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren, sipas ekipit të Urgjencës.

Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ishTMK.

Sipas informatave fillestare viktima është mashkull i moshuar, rreth 70 vjeçar, ende i paidentifikuar. Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë të paktën 2–3 orë para mbërritjes së mjekëve. Nuk janë vërejtur shenja të një vdekje të dhunshme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i hetimeve rajonale, të cilët pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit kanë iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme.

Duke marrë parasysh se viktima është gjetur në rrugë dhe deri më tani nuk është identifikuar, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që nëse posedojnë ndonjë informacion për identitetin e viktimës, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrit të kontaktit 192.

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Kosova News 26/03/2026 26/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?