KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjendet aeroplani që u zhduk në Alaskë, 10 të vdekur në bord
Botë

Gjendet aeroplani që u zhduk në Alaskë, 10 të vdekur në bord

Kosova News
Kosova News 10:05 -08/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka gjetur të premten në Alaskë pjesët e një aeroplani të vogël mbi detin e ngrirë, pasi ishte zhdukur të enjten, ndërsa 10 personat në bord janë gjetur të vdekur, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. 

Dy notarë shpëtues nga Roja Bregdetare që arritën në vendin e rrëzimit të aeroplanit kishin parë 3 trupa brenda fillimisht, dhe 7 tjerë mendohet se janë në brendësi të aeroplanit të rrëzuar, ka njoftuar Mike Salerno, zëdhënës i Rojës Bregdetare gjatë konferencës për media. 

“Fatkeqësisht, nuk duket të jetë përplasje me të mbijetuar”, ka deklaruar Salerno. 

Moti i vështirë ka vonuar përpjekjet për kërkim, dhe mund të marrë orë ose ditë deri të largohen trupat nga vendi i largët, kanë deklaruar zyrtarët. 

Vendi i rrëzimit u zbulua diku në Nome, Alaskë, ka njoftuar Roja Bregdetare në një postim që përfshinte një fotografi të aeroplanit të rrëzuar dhe dy anëtarë të ekipit të shpëtimit. 

Aeroplani Cessna 208B Grand Caravan me pilotin dhe nëntë pasagjerë në bord është raportuar i zhdukur pasi kishte nisur fluturimin nga Unalakleet rreth orës 16:00 në kohën lokale të enjten.

Aeroplani humbi nga radari 19 kilometra larg bregdetit mbi akujt e ujërave të Norton Soundit, pjesë e detit të Beringut, sipas Rojës Bregdetare. 

Benjamin McIntyre-Coble, oficer në Rojën Bregdetare në Alaskë, ka deklaruar se aeroplani ka pësuar humbje të menjëhershme të lartësisë dhe shpejtësisë, sipas të dhënave nga radari, por nuk dha detaje se çfarë e ka shkaktuar atë. 

Incidenti ndodhi në kohën kur siguria ajrore në SHBA është nën vëzhgim të rritur. Hetuesit e Komitetit të Sigurisë së Transportit Kombëtar në Alaskë janë duke hetuar dy aksidente të mëdha në ditët e fundit: aksidenti në ajër në mes të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit Black Hawk të ushtrisë amerikane në Washington D.C, që ka lënë të vdekur më shumë se 67 persona, dhe aeroplani mjekësor që u rrëzua në Philadelphia dhe la të vdekur shtatë persona

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 08/02/2025 08/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?