Policia e Kosovës njoftoi se dy persona janë gjetur të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Enver Olluri” të lagjes “Matiqan” në Prishtinë, ku është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Bëhet e ditur se njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Kurse një i vdekur është gjetur edhe në komunën e Obiliqit.


