Në fshatin Neqavc të Hanit të Elezit të premten mbrëma janë gjetur disa mjete të pashpërthyera. KFOR-i dhe FSK-ja e ka siguruar zonën dhe është marrë me to.
“Dëshmitari mashkull kosovar, roje e pyllit, ka raportuar se kishte vërejtur disa mjete të pashpërthyera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore në sigurimin e vendit të ngjarjes. Tërheqjen e mjeteve te dyshimte e kanë bërë njësiti i deminimit te KFOR-it amerikan dhe njësiti i FSK-së”, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.


