KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjashtë vite pa gjurmë, misteri i zhdukjes së Mirjeta Zekës nga Mitrovica
Siguri

Gjashtë vite pa gjurmë, misteri i zhdukjes së Mirjeta Zekës nga Mitrovica

Kosova News
Kosova News 16:14 -04/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas gjashtë vjetësh nga zhdukja misterioze e Mirjeta Zekës nga Mitrovica, ende nuk ka asnjë përgjigje për fatin e saj. Ajo u zhduk pikërisht në ditën kur kishte planifikuar të kthehej në Gjermani.

Familjarët e saj kërkojnë nga organet e drejtësisë që të intensifikojnë hetimet dhe të zbardhin këtë ngjarje të dhimbshme. Dyshimet e tyre janë ndaj bashkëshortit të Mirjetës.

Avokati i familjes Zeka, Amar Alija në një intervistë për Telegrafin ka thënë se për Mirjeta Zekën nuk dihet asgjë që nga viti 2019.

“Tani ky rast është bërë publik dhe të gjithë e dimë që nga 31 marsi i vitit 2019 asnjë gjurmë nuk është gjetur nga organet e ndjekjes lidhur me fatin e Mirjeta Zekës. Prokuroria Themelore e Mitrovicës pas pranimit të informatave nga familjarët e Mirjetës, pra, nga korriku i 2019 prej se e kanë raportu familjarët në polici dhe prokurori kanë filluar hetimet, i ka ndërmarrë disa veprime hetimore. Janë bërë disa ekzaminime, të themi apo verifikime të disa vendeve të dyshuara ku mund të gjendet trupi, janë dëgjuar disa dëshmitarë, por sot e kësaj dite hetimet nuk kanë sjellë në dritë asnjë, të themi, prova të mjaftueshme për të ngritur ndonjë aktakuzë”, deklaroi ai.

Alija tha se bashkëshorti i Mirjetës ka qenë i dyshuar në këtë rast, por para dy viteve Prokuroria Themelore e Mitrovicës i ka pezulluar hetimet.

“Unë besoj që prokurori i çështjes dhe Prokuroria është dashur të marrin edhe disa veprime hetimore, është dashur t’i intervistojnë edhe disa persona për të cilat supozohet se mund të posedojnë ndonjë informatë që do të ndihmonte në zbardhjen e fatit. Pas kësaj e kam parë që në njëfarë forme rasti është duke u neglizhuar, pra vitet po kalojnë, asgjë nuk po sjellin hetime”, sqaroi ai.

Alija tha se i ka bërë kërkesë Prokurorisë Speciale që të transferohet rasti në Prishtinë, por që ka marrë përgjigje negative.

“Pastaj i kam bërë një kërkesë edhe ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që rasti të transferohet në Prokurorinë Speciale, për arsye se ky rast është mjaft enigmatik dhe kanë nevojë që të inkuadrohen prokurorët më të mirë të Prokurorisë Speciale apo të krijohet një ekip i prokurorëve, të cilët bashkërisht do t’i hapin hetimet dhe do t’i vazhdojnë hetimet në mënyrë profesionale”, potencoi ai.

Mes tjerash, avokati tha se “bashkëshorti i saj ka dhënë disa intervista në Polici, të themi, por në Prokurori, kur është ftuar, i njëjti me rekomandim të avokatit është mbrojtur me heshtje”.

Avokati tha se familjarët e Mirjeta Zekës, kanë treguar se ajo nuk ka pasur ankesa, por që kanë vërejtur sjellje jo të zakonshme.

“Nga bisedat me familjarët, po edhe nga ato biseda të cilat familjarët shpesh kur japin deklarata për mediume, kanë treguar që në në atë kohë, Mirjeta nuk ka pasur ndonjë ankesë konkrete për dhunë fizike, por e kanë vërejtur një sjellje jo të zakonshme. Pra, e njëjta nuk është e lejuar që lirshëm të bisedojë me familjarët, qoftë përmes telefonit apo në prani fizike, në njëfarë forme, nuk është ndier rahat në atë lidhje”.

Alija tha se kërkojnë që rasti i Mirjeta Zekës të transferohet në Prokurorinë speciale, të përzgjidhen prokurorët më profesional dhe të bëhet një hetim profesional.

Lidhur me rastin, nga Prokurorina Themelore në Mitrovicë kanë deklaruar se lidhur me rastin momentalisht hetimet janë pezulluar./T/

Gjithashtu lexoni:

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10

Osmani jep detaje për bisedat me Macron e Erdogan në Shqipëri

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Parlamenti Evropian “e qorton” Serbinë

Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës, Osmani e falënderon në Tiranë

Suhareka vendos një pajisje inovative në zemër të qytetit

Kosova News 04/04/2025 04/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10
01:27 -18/05/2025
Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?