KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjashtë kandidatë për pozitën e Rektorit të UP-së, ORCA e konteston kredibilitetin e disa prej tyre
Arsim

Gjashtë kandidatë për pozitën e Rektorit të UP-së, ORCA e konteston kredibilitetin e disa prej tyre

Kosova News
Kosova News 19:36 -08/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pesë profesorë dhe një dekan ia kanë mësyrë pozitës së rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Ilir Tolaj, But Deda, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova dhe Qerim Qerimi janë gjashtë kandidatët në garën për të udhëhequr me UP-në, gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Por Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ORCA, e ka kontestuar kredibilitetin e disa prej këtyre kandidatëve.

“Fakti që në mesin e gjashtë kandidatëve kanë aplikuar njerëz me të kaluar të dyshimtë, si shembuj të përfolur për afera korruptive apo që kanë pasur pjesëmarrje aktive në sabotazh të integritetit akademik të UP-së, tregon se shkarkimi i rektorit dhe situata aktuale po shërbejnë si mobilizim për grupet e interesit, të cilat duan ta çojnë në regres Universitetin e Prishtinës”, thuhet nga ORCA.

Ndaj kandidatit Ilir Tolaj ishin ngritur dy aktakuza, nën dyshimin për afera korruptive gjatë kohës sa ishte sekretar në Ministrin e Shëndetësisë. Por, në mungesë të fakteve, aktakuzat ndaj tij u rrëzuan e disa nga pikat u parashkruan, shkaku i vonesës në trajtimin e lëndëve.

Kandidati Salih Salihu ishte deputet në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit, fillimisht si pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e pastaj i Partisë Socialdemokrate.

I përfshirë me punë nga partia në pushtet ishte edhe juristi Qerim Qerimi, që ishte angazhuar nga Qeveria Kurti për ta ndihmuar shtetin në kontestet e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

E ndryshe prej ORCA-s, në Parlamentin Studentor thanë se përgatitja akademike e të gjashtë kandidatëve është e pakontestueshme.

“Të gjithë janë emra me integritet me Qerim Qerimin, Salih Salihu, But Deda, janë profesorë që kanë stazh këtu në Universitetin e Prishtinës dhe nuk besoj që është e drejt me kontestuar pranueshmërin e tyre si Rektor”, tha Bleron Beka nga Parlamenti Studentor.

Për t’i vlerësuar dosjet e kandidatëve, Senati gjatë ditës zgjodhi Komisionin Vlerësues, me pesë anëtarë.

Në mbledhje u kërkua gjithashtu që në ueb faqe të Universitetit të publikohen aplikimet e kandidatëve, porse kjo kërkesë nuk mori miratim.

Gara për rektorin e ri të UP-së u hap pasi tri javë më parë, nga kjo pozitë u shkarkua Naser Sahiti, shkaku që performanca e tij dyvjeçare ishte vlerësuar e dobët dhe me mungesë strategjie nga Këshilli Drejtues.

Deri në përfundimin e procesit të konkursit, pozitën e rektorit është duke e ushtruar Luljeta Plakolli-Kasumi./Koha.net/

Gjithashtu lexoni:

Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?

Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive: Përgjegjësia nuk i takon vetëm VV-së

Një grua raporton për ngacmim seksual në Mitrovicë të Veriut

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

TAGGED: But Deda, Ermir Rogova, Ilir Tolaj, Kandidatët për Rektor të UP, ORCA, Qerim Qerimi, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Universiteti i Prishtinës, UP
Kosova News 08/11/2022 08/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtari i dytë policor dëshmon për rastin e Banjskës
14:16 -09/06/2025
Nesër fillon Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, OEK fton bizneset për pjesëmarrje
14:15 -09/06/2025
Edukimi në shkolla – çfarë mësojnë gjeneratat e reja për luftën në Kosovë?
14:12 -09/06/2025
Manchester United dhe Barcelona, gati për shkëmbimin e bujshëm ky futen dy lojtarë të rëndësishëm
14:08 -09/06/2025
“Marrëveshja bërthamore”, Irani do t’i paraqesë kundërpropozim SHBA-së
14:05 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?