Policia e Sarandës ka vënë në pranga një të ri nga Kosova, pasi në posedimin e tij janë gjetur disa doza kanabisi.
Mësohet se aksioni policor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Personi i arrestuar është Henri Gashi, 30-vjec, nga qytetit i Gjakovës.
Bëhet e ditur se Gashi është kapur në flagrancë nga policia e Sarandës në lagjen nr.1 të qytetit, ku ai edhe jetonte me qira.
Policia ka sqaruar se 30-vjeçari u shiste lëndë narkotike pushuesve.