KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla vazhdon takimet në Parlamentin Evropian dhe Senatin e Mbretërisë së Belgjikës
Politikë

Gërvalla vazhdon takimet në Parlamentin Evropian dhe Senatin e Mbretërisë së Belgjikës

Kosova News
Kosova News 21:26 -14/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Bruksel, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, fillimisht takoi grupet politike në Parlamentin Evropian.

Në Parlamentin Evropian, Ministrja Gërvalla u prit nga Manfred Weber, President i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Philippe Lamberts, Bashkëpresident i grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian dhe eurodeputetët Klemen Grošelj nga grupi i partive liberale “Renew” dhe Thomas Waitz nga grupi i të Gjelbërve.

Gjatë këtyre takimeve Ministrja Gërvalla i njoftoi eurodeputetët rreth arritjeve mbresëlënëse të Kosovës në shumë fusha dhe aspiratat euroatlantike të saj. Bisedat u përqendruan edhe rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke përfshirë edhe situatën e sigurisë pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës. Ministrja Gërvalla falënderoi eurodeputët për rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian, ku me gjuhë të vendosur u dënua agresioni serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

 ​

Ministrja Gërvalla takime zhvilloi edhe në Senatin e Belgjikës, ku u prit nga senatori Fourat Ben Chikha, anëtar i delegacionit të Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), të cilin e informoi rreth progresit të Kosovës në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, të të drejtave të njeriut, grupeve të margjinalizuara dhe të drejtave individuale të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë. Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe falënderoi për votën pozitive të Belgjikës në etapën e parë, tashmë të përmbyllur, të anëtarësimit dhe shprehu shpresën e saj për mbështetje të delegacionit belg edhe në PACE.​

Gjithashtu lexoni:

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Festë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu feston ditëlindjen teksa kolegët e partisë e befasojnë me tortë dhe qirinj

“Sjellje e papranueshme, destruktive”, Haxhiu flet pas dështimit të seancës

“S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat”, AAK akuzon LVV-në për bllokadën e Kuvendit

Kosova News 14/11/2023 14/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës
14:43 -11/05/2025
KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri
13:53 -11/05/2025
Gjenden shëndosh e mirë motoristët nga Suhareka që humbën në Shtërpcë
13:35 -11/05/2025
Kosova e bronztë në evropianin e karatesë
13:00 -11/05/2025
Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente
12:45 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?