KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla tregon kohën kur Kosova aplikon për statusin kandidat të BE-së
Politikë

Gërvalla tregon kohën kur Kosova aplikon për statusin kandidat të BE-së

Kosova News
Kosova News 11:47 -26/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha të martën se janë duke bërë përgatitje që deri në fund të vitit të dorëzojnë aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për media, Gërvalla tha se Kosova i plotëson të gjitha parakushtet për një kandidaturë të tillë, por se janë duke pritur momentin e përshtatshëm për ta dorëzuar aplikimin.

“Sa i përket aplikimit për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, mendojmë se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për këtë dhe do të presim deri në fund të vitit për të zgjedhur momentin e përshtatshëm, për ta dorëzuar aplikimin”, u shpreh kryediplomatja.

Ajo tutje deklaroi se do të punojnë intensivisht që një aplikim i tillë të jetë i suksesshëm.

- Reklamë -

Mes tjerash, Gërvalla foli edhe për procedurat pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ajo tha se presin që pas pushimeve verore të kalohet procedura dhe të fillojë në Asamblenë Parlamentare.

“Ne presim që procesi të mos zgjasë aq shumë sa ka zgjatur për disa vende të rajonit. Procesin e kemi të shëndetshëm dhe gëzon përkrahje politike nga një numër i madh i vendeve anëtare të KiE-së”, përfundoi ajo.

Ministrja Gërvalla bëri këto deklarata pasi shpalosi dy projekte për diasporën.

Ajo ka bërë të ditur se nga 27 korriku e deri më 7 gusht do të mbahet Karvani i Diasporës.

Në një konferencë për media të martën, Gërvalla ka thënë po ashtu se programi i dytë që ka paraparë ministria për diasporën këtë vit, ka të bëjë me diplomacinë publike.

“Programi i dytë i cili është fillimisht një program pilot është një program që ka të bëjë me diplomacinë publike. Është një interesim i natyrshëm i Republikës që të rinjtë që janë lindur e rritur në diasporë që ta njohin Kosovën përtej lidhjeve familjare”, ka thënë Gërvalla në konferencën bashkë me zëvendësministren e Jashtme, Liza Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se platforma “ShijoKosovën” do të lansohet të mërkurën në Gjilan.

“Si Ministri e Punëve të Jashtme në kuadër të Karavanit është pikërisht programi i diplomacisë qytetare. Është program lidershipi i cili është i dizajnuar që të zgjasë 6 muaj. Ky program është si pjesë e ndërlidhjes së strategjisë për diplomaci qytetare. Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të jenë pjesë e programit dhe të presim një ndërlidhje të tyre”, është shprehur ajo.

Ministrja Gërvalla i prezantoi dy projekte për diasporën

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike

Kosova News 26/07/2022 26/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces
13:58 -05/06/2026
Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit
13:38 -05/06/2026
Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja
13:22 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut
13:01 -05/06/2026
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
12:43 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?