KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla takon homologen e saj nga Monako, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
Politikë

Gërvalla takon homologen e saj nga Monako, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kosova News
Kosova News 20:24 -24/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është takuar me homologen e saj nga Monako, Isabelle Berro-Amadei.

Gjatë takimit, ato kanë diskutuar për “tema të të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare, forcimin  dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimin e përvojave në diplomacinë publike etj”.

Po ashtu, Gërvalla e njoftoi homologen e saj edhe për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit të Serbisë në Banjskë.

“Tutje Ministrja Gërvalla falënderoi Principatën e Monakos për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, në fushën e telekomunikimit, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje për Kosovën në fitimin e së drejtës për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA si dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.”

Ministrja Gërvalla e ka falënderuar Ministren Berro-Amadei për mikpritjen e përzemërt dhe e ka ftuar atë që ta vizitojë Kosovën.

Komunikata e plotë:

Ministrja Gërvalla takon homologen nga Monako, konfirmon përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin

Në kuadër të vizitës dy ditore në Principatën e Monakos, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla është pritur nga homologia e saj, Ministrja e Punëve të Jashtme e Principatës së Monakos, znj. Isabelle Berro-Amadei.

Në atmosferë tejet miqësore u diskutuan tema të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare, forcimin  dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimin e përvojave në diplomacinë publike etj.

Gjatë takimit Ministrja Gërvalla njoftoi homologen e saj, Berro-Amadei edhe për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit të Serbisë në Banjskë dhe rreziqet që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Tutje Ministrja Gërvalla falënderoi Principatën e Monakos për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, në fushën e telekomunikimit, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje për Kosovën në fitimin e së drejtës për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA si dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

 Ministrja Gërvalla falënderoi Ministren Berro-Amadei për mikpritjen e përzemërt dhe e ftoi të vizitojë Republikën e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kosova News 24/01/2024 24/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?