Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ambasadorin e Lituanisë, Eduardas Borisovas. Në takim, mes tjerash, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë dhe zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon.
“Mirësevini në Kosovë, ambasadori i ri i Lituanisë, Shkëlqesia e Tij Z.Eduardas Borisovas.
E uruam për emërimin e tij dhe së bashku diskutuam për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Gjithashtu u theksua nevoja për veprim në ruajtje të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.