KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Shërbimet e shëndetit mendor janë domosdoshmëri publike
Politikë

Gërvalla: Shërbimet e shëndetit mendor janë domosdoshmëri publike

Kosova News
Kosova News 14:54 -14/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, vizitoi sot organizatën joqeveritare “Klubi Dëshira” në Prishtinë, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv i organizatës, Nusret Shillova.

Sipas njoftimit nga MD, gjatë vizitës, Gërvalla u njoftua nga afër me shërbimet dhe aktivitetet që “Klubi Dëshira” ofron për personat me aftësi të kufizuara mendore dhe dëmtime intelektuale (PAK-MDI), si dhe me sfidat dhe nevojat për fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe sociale për këtë kategori të qytetarëve.

Ministrja Gërvalla theksoi se shërbimet e shëndetit mendor nuk janë luks, por një domosdoshmëri publike që duhet të mbetet prioritet institucional dhe pjesë e rëndësishme e politikave publike.

“Maji është muaji i shëndetit mendor, dhe ‘Klubi Dëshira’ është një model i punës shembullore në ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor në vend. E themeluar në vitin 2001, kjo organizatë ka luajtur rol të rëndësishëm në rehabilitimin, përfshirjen shoqërore dhe forcimin e jetës së pavarur për personat me aftësi të kufizuara mendore dhe dëmtime intelektuale”, tha ministrja Gërvalla.

Ajo vlerësoi veçanërisht qasjen gjithëpërfshirëse të organizatës, ku muzika dhe aktivitetet e përditshme përdoren si forma të terapisë së disponimit dhe si mjete për të nxitur komunikimin, ndërveprimin social dhe mirëqenien emocionale të përfituesve.
 
“Në këtë hapësirë krijohet një mjedis që shkon përtej kujdesit formal dhe që i jep rëndësi dinjitetit, përfshirjes dhe mirëqenies emocionale të secilit individ”, shtoi ajo.

Në përmbyllje të vizitës, Gërvalla falënderoi drejtorin ekzekutiv,  Shillova, si dhe stafin dhe anëtarët e “Klubit Dëshira” për pritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara.

“Kjo punë jep shpresë dhe motivon për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shoqëror, me synim avancimin e të drejtave dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës sonë, pa dallim”, përfundoi ministrja Gërvalla.

Gjithashtu lexoni:

Nga “LDK e bashkuar” në “si nuk u ngopën kurrë?” – Kriza e LDK-së tani del edhe në publik, por kush po kërkon dorëheqjen e Abdixhikut dhe kush jo?

Krasniqi: Deputetët e grupit multietnik të gatshëm ta votojnë qeverinë e re

Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e “Kartonit të Gjelbër” për mërgatën

Kurti: Vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale

Kurti mbledh ministrat në detyrë

Kosova News 14/05/2026 14/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
few clouds
19° _ 18°
86%
Wed
27 °C
Thu
29 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Nga “LDK e bashkuar” në “si nuk u ngopën kurrë?” – Kriza e LDK-së tani del edhe në publik, por kush po kërkon dorëheqjen e Abdixhikut dhe kush jo?
11:07 -24/06/2026
Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës
10:51 -24/06/2026
Krasniqi: Deputetët e grupit multietnik të gatshëm ta votojnë qeverinë e re
10:38 -24/06/2026
Arrestohet një person i kërkuar në Prishtinë
10:35 -24/06/2026
Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e “Kartonit të Gjelbër” për mërgatën
10:22 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?