KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla reagon në Dubrovnik: Kosovë e Metohi është gjuhë hegjemoniste
Politikë

Gërvalla reagon në Dubrovnik: Kosovë e Metohi është gjuhë hegjemoniste

Kosova News
Kosova News 23:47 -12/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka reaguar ashpër në panelin e diskutimit në kuadër të forumit të Dubrovnikut lidhur me gjuhën e përdorur nga përfaqësuesit serb, përkatësisht termin ‘Kosovë e Metohi’.

“Ajo që më bën jo të zemërohem, por të ndihem e trishtuar është ajo që përjetuam sot. U përballem me një përfaqësues të ri të gjeneratës së re, duke buzëqeshur dhe duke përdorur gjuhën e Millosheviqit. Nuk ka ‘Kosovë e Metohi’. Pavarësisht nëse e thua me buzëqeshje apo nëse e thua me armë në dorë është shprehje e politikës hegjemoniste të Serbisë, jo vetëm ndaj Kosovës”, ka theksuar Gërvalla.

Ajo tutje ka thënë se nuk mund të vazhdohet të flitet sikur gjithçka është në rregull, pas një gjuhe të tillë.

“Nëse flasim për Banjskën sapo kemi përjetuar justifikimin e asaj që ndodhi. Në Banjskë nuk pati incident. Aty pati një akt të qartë agresioni të hapur ndaj një vendi fqinj, me qindra paramilitarë që erdhën me armë por edhe 300 të tjerë, jo vetëm me armë dhe kallashnikov, por me armë kundërtanku, armë kundërajrore dhe armë shumë moderne të financuara, organizuara dhe dërguara nga shteti i Serbisë”, ka shtuar Gërvalla gjatë adresimit të saj në panelin e forumit të Dubrovnikut.

Ajo tutje ka thënë se të gjithë e shohim se sa kokëfortë janë autoritetet serbe, pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare, për të mos e dorëzuar Radojçiqin.

“…sepse të gjithë e dinë që Radojçiqi është dërguar nga shteti i Serbisë. Duhet të flasim për këto gjëra. Përndryshe do të vazhdojmë të flasim për integrim dhe të gjithë do ta dinë që nuk jemi seriozë. Jo ‘Kosovë e Metohi’. Ju lutem jeni skeptikë ndaj çdo personi që ju flet për ‘Kosovë e Metohi’ para syve sepse kjo është thjesht hegjemonizëm”, ka nënvizuar Gërvalla.

Ajo në fund ka hedhur poshtë edhe pohimet e palës serbe për 80 incidente etnike në Kosovë.

“As BE-ja, as OSBE-ja, as SHBA-të, as shtetet e Bashkimit Evropian, as KFOR-i, askush nuk thotë se kanë ndodhur incidente etnike. Është gjithmonë strategjia e Serbisë – që agresori të paraqitet si viktimë. Dje isha në Srebrenicë dhe pashë ato pamje të shëmtuara, ku paraqiteshin sërish agresorët si viktima. Thirrja ime për shoqërinë serbe është: ju lutem zgjohuni dhe çlirojeni rajonin nga të qenit gjithmonë peng i politikave të gabuara të politikanëve tuaj. Buzëqeshje e bukur por gjuhë e shëmtuar – gjuha e Millosheviqit”, ka përfunduar Gërvalla duke i reaguar deklaratës së përfaqësueses së Serbisë në këtë forum.

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Kosova News 12/07/2025 12/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?