Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq.
Sipas njoftimit nga MPJD, gjatë takimit, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar të ambasadores gjatë mandatit të saj në Kosovë, duke theksuar rolin aktiv që ajo ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore me Slloveninë përbëjnë një bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët,” u shpreh ministrja.
Në përmbyllje të takimit, Gërvalla i uroi ambasadores suksese në angazhimet e saj të ardhshme profesionale.


